1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Raporti i KE-së nënkupton rrugën ende të gjatë Shqipërisë për në BE

Raporti i Komisionit të BE-së për Shqipërinë nxjerr aspekte problematike në procesin e reformave, por përmend edhe hapa pozitiv, thekson përfaqësuesi i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit, Dirk Lange në Tiranë

default

Shqipëria është ende një kantier problematik ndërtimi përsa i përket anëtarësimit

Duke folur për progres raportin e Shqipërisë që është bërë publik së fundi nga institucioni i tij, Dirk Lange ka përmendur disa aspekte positive në ecurinë e reformave, ndërkohë që nuk ka lënë pa përmendur dhe të tjera që janë ende problematike për Shqipërinë, si lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, klima konfliktuale në parlament mes mazhorancës dhe opozitës, kriza e rëndë energjitike etj.

Duke u ndalur tek kjo e fundit, përfaqësuesi i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit theksoi se “situata energjitike nuk po e ndihmon ekonomine shqiptare që të zhvillohet. Kjo vlen si për investimet e brendshme ashtu dhe ato të huaja”.

Komisioni Europian në monitorim të çështjes “Sollaku”

Duke i bërë një vlerësim të përgjithshëm zhvillimeve në vend, Dirk Lange tha se “ju duhet ta shihni sesi e kemi hartuar këtë raport.Nuk është asnjë person ai që ulet në tryezë harton raportin dhe flet për një situatë të vecantë. Ne kemi marrë informacione nga burime të ndryshme dhe këto janë analizuar nga kolegët dhe ekspertët tanë. Nuk do të ishte e drejtë ta vlerësonim raportin nga një shkallë nga 1 deri në 10, sepse disa aspekte janë positive dhe disa negative”.

Çështja Sollaku është nën monitorimin e përfaqësuesve të Komisionit Europian. Këtë ka konfirmuar në Tiranë shefi për çështjet e Ballkanit praënë Komisionit, Dirk Lange. Lange ka patur një takim me presidentin Bamir Topi, ku një nga çështjet që ka diskutuar është dhe procedura e hetimit ndaj prokurorit te republikës dhe vendimi i parlamentit për shkarkimin e tij.

“Presidenti Bamir Topi më ka thënë se raporti i parlamentit ka mbërritur në zyrën e tij dhe më ka premtuar se do të bëjë një analizë ligjore të hollësishme mbi procedurat që janë ndjekur, nëse ato janë në përputhje me kushtetutën apo jo. Dhe për ne ky është aspekti themelor, që procedurat që ndiqen në Shqipëri të jenë në bazë të procedurave që parashikon Kushtetuta. Ne do ta ndjekim këtë me shume kujdes deri ne fund.”, deklaroi përfaqësuesi i Komsionit Europian.

  • Data 07.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C5G5
  • Data 07.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C5G5