1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Raporti i BE "ditë historike" për Maqedoninë

Autoritetet politike vlerësojnë se rekomandimi është mirënjohje për të gjitha angazhimet e vendit në përmbushjen e reformave, që Brukseli ia ka parashtruar Maqedonisë.

default

Flamuj të BE dhe Maqedonisë në Shkup

Rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian është ditë historike për qytetarët e Maqedonisë. Lajmi është pritur me një eufori të paparë deri tani në Shkup. Ky rekomandim është përkrahje serioze për procesin e reformave, që duhet të vazhdojnë në vendin tonë, ka thënë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Erweiterungskommissar Olli Rehn und maz. Minitserpräsident Nikola Gruevski

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski me komisarin për zgjerimin Olli Rehn

“Ky raport për ne do të jetë udhërrëfyes për hapat e ardhshëm, që do ti ndërmarrim. Gjithashtu ne e dimë rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal. Sa i përket problemit me emrin Maqedonia aktivisht do të vazhdojë bisedimet, që po ndërmjetësohen nga OKB, me qëllim që sa më shpejt të zgjidhet ky problem”, ka deklaruar Nikolla Gruevski.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, ia ka dorëzuar kopjen origjinale të raportit kryeministrit Gruevski.

“Raporti paraqet një stimul për qeverinë dhe institucionet për t'i vazhduar reformat. Tani Maqedonia duhet të fokusohet në sferat, ku janë dhënë kritikat konkrete“, ka thënë Fuere. Sipas tij bashkëpunimi i ndërsjellë i të gjithë faktorëve relavent do të rezultojë me arritjen e suksesit të duhur.

Ervan Fuere

Përfaqësuesi i BE në Maqedoni, Ervan Fuere.

Ky sukses duhet t' i takojë të gjitha subjekteve politike

Partitë politike kanë përshëndetur rekomandimin e KE për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ky sukses duhet t' i përshkruhet të gjitha subjekteve politike.

“Qytetarët e Maqedonisë duan që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë sipas vlerave evropiane. Rekomandimi i KE është vlerësim i drejtë për punën e institucioneve të vendit”, ka thënë koordinatorja e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, Silvana Boneva.

Edhe për koordinatorin e BDI-së, Xhevat Ademi, rekomandimi i Brukselit është tejet domethënës për të ardhmen e vendit

“Dua me ju të ndaj edhe një përjetim. Ky është momenti që ne na bën të veçantë: sa herë që BDI përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve në Maqedoni, për Maqedoninë vijnë lajme të mira”, vlerëson Xhevat Ademi.

Tito Petkovski Mazedonien

Tito Petkovski, kryetar i partisë së socialdemokratëve të rinj.

Opozita maqedonase nuk është edhe aq e inkurajuar nga raporti i KE. Tito Petkovski kryetar i partisë së socialdemokratëve të rinj thotë se mosdhënia e datës së fillimeve të bisedimeve flet për faktin se diçka nuk është në rregull.

“Konsideroj se vlerësimi i KE nuk dallon shumë nga ata të mëparshmit. Nuk është thënë në mënyrë precize se si duhet ti përmirësojmë raportet fqinjësore, vetëm me Greqinë apo edhe me Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën dhe Sërbinë. Ky rekomandim është vetëm një frymëzim për qeverinë dhe asgjë tjetër.” vlerëson Tito Petkovski.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 15.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K6gC
  • Data 15.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K6gC