1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Raporti i Amnesty : Numri i ekzekutimeve është rritur

Numri i ekzekutimeve është rritur në mbarë botën vitin e kaluar, por vetëm për shkak të një numri të vogël gjithnjë e më të izoluar shtetesh - është konkluzioni i raportit vjetor të Amnesty International.

"A e gjeni dot se për cilin nga deliktet do të mund të dënoheshit me vdekje: Korrupsion? Tradhti bashkëshortore? Kontrabandë të drogës? Vjedhje të makinës? Shikimi i një opere të ndaluar? Përgjigjja e saktë është: Secilin prej tyre."Kjo lojë me pyetje dhe përgjigje zhvillohet në një grafik me të cilin organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, shpërndan në rrjetet sociale dhe në internet mesazhet kryesore të "Death Penalty Report 2014". Një prej mesazheve është: dënimi më i rëndë i mundshëm nuk shqiptohet vetëm për rastet e vrasjeve. Çfarë përbën një krim që dënohet me vdekje në një vend varet nga rrethanat kulturore, fetare dhe politike. Ose nga arbitrariteti i autoriteteve.

Mungojnë të dhënat nga Korea e Veriut ...

Një i dënuar me vdekje në Kinë.

Sipas vlerësimeve të aktivistëve, në Kinë ekzekutohen mijëra vetë.

Shembulli i dënimit me vdekje për shkak të shikimit të një telenovele në grafikun e Amnesty International vjen nga Koreja e Veriut. Në lidhje me këtë vend nuk ka shumë të dhëna në raportin vjetor të organizatës. Që atje kryhen ekzekutime, kjo është e sigurt. Por sa është saktë numri i tyre Amnesty International nuk ka asnjë informacion të besueshëm. Për Korenë e Veriut është tashmë e vështirë për të vendosur se çfarë është një ekzekutim pas një vendimi gjyqësor apo çfarë është vrasje shtetërore ose zhdukje, thotë Ferdinand Muggenthaler, zëdhënës shtypi për organizatën e të drejtave të njeriut, në një intervistë me DW. Në përgjithësi Amnesty International në raportet e saj vjetore publikon vetëm të dhënat të cilat janë të bazuara në burime zyrtare ose në informacione të verifikueshme nga organizatat apo nga të afërmit.

…dhe nga Kina

Asnjë vend në botë nuk e mban veten kaq të izoluar sa Korea e Veriut. Por ka edhe vende të tjera të cilat nuk japin të dhëna për vendimet e zbatuara të dënimeve me vdekje dhe burimi i informacioneve të tyre është konfuz: "Shembulli më i mirë dhe më i dukshëm është Kina. Sipas vlerësimeve të besueshme atje janë ekzekutuar mijëra njerëz por ekzekutimet mbahen aq sekrete sa që ne nuk mund të përmendin shifra konkrete sepse kjo do të ishte diçka joserioze."

Përkrahës të vëllezërve myslimanë ankohen protestojnë për procesin masive dhe dënimet me vdekje

Përkrahës të vëllezërve myslimanë ankohen protestojnë për procesin masive dhe dënimet me vdekje

Amnesty International nuk mund të japë një vlerësim të saktë nëse në vitin 2013 në Republikën Popullore të Kinës ka pasur më shumë apo më pak ekzelutime se sa në vitet e mëparshme: Në qoftë se, për shembull, gazetat kineze dhe faqet e internetit raportojnë për shtimin e numrit të ekzekutimeve, atëherë kjo nuk është dëshmi se kemi të bëjmë me një rritje - arsyeja mund të jetë rezultat i zbutjes së censurës në shtyp.

Irani, Iraku dhe Somalia kundër tendencës

Edhe pa të dhëna konkrete: Në grafikun e raportit Kina udhëheq në listën e "Top Five" - listën e vendeve me më shumë ekzekutime në botë. Në listë pas Kinës ndodhen Irani, Iraku, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një paraqitje kjo e cila mund të kritikohet nga ekspertët e statistikave për shkak se Kina është një vend që ka shumë banorë. Por të dhëna makabre të tilla si "kuota mesatare e ekzekutimit për vend" nuk ofrohen me qëllim nga Amnesty International. Të gjitha detajet nuk mund të ofrohen në raportin vjetor, e pranon sinqerisht Ferdinand Muggenthaler. Organizata prezanton tendencat afatshkurtra dhe afatgjata: "Shqetësues është fakti që në vitin e fundit në mënyrë të konsiderueshme ka pasur më shumë ekzekutime në Irak dhe në Iran. Kjo çon në rritjen e ekzekutimeve. Por në vende të tjera mund të raportohet për progres, ndonëse më ngadalë se sa në vitet e kaluara. "

Në vitin 1977 kanë qenë vetëm 19 vende të cilat e kishin hequr krejtësisht dënimin me vdekje, ndërkojë janë 98. Dhe gjithsej janë 140 vende - dy të tretat e të gjitha shteteve - të cilat nuk e zbatojnë më dënimin me vdekje.