Raportet e BE-së rreth kandidatëve për anëtarësim | Ballkani | DW | 28.01.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Raportet e BE-së rreth kandidatëve për anëtarësim

Në një kohë që Parlamentin Evropian ka ende rezerva të mëdha kundër anëtarësimit të Turqisë, Kroacia e ka këmbën në pragun e derës. Anëtarësimin në dy-tri vitet e ardhshme nuk e pengon pothuajse asgjë

Flamuret e Turqise, Kroacise dhe Maqedonise, zgjerimi i BE

Kroacia ka shance të mira që t'i mbyllë brenda këtij viti negociatat e anëtarësimit dhe që në vitin 2013, ndofta edhe që në vitin 2012, të hyjë në BE. Ky është vlerësimi i Hannes Swobodës. Socialisti austriak është raportues i Parlamentit Evropian për këtë temë. Me anëtarin e ri Kroacinë BE-ja do të kishte edhe një gjuhë zyrtare më shumë. Prej kohësh është bërë propozimi për ta kufizuar numrin e gjuhëve. Megjithatë, Swoboda nuk do të ngrejë pengesa të reja me këtë.

"Besoj se do të ishte e rëndësishme që Komisioni Evropian të ngarkonte një grup pune me ekspertë, me gjuhëtarë, i cili të bënte propozime se si mund të sillen në një emërues të përbashkët larmia dhe njësimi i i gjuhëve pa i rritur tepër kostot e Bashkimit Evropian. Por kjo nuk duhet të jetë arsye pengimi për anëtarësimin e Kroacisë."

Serge Brammertz

Serge Brammertz

Pengesë: Dokumentet nga lufta në ish-Jugosllavi

Një prej deficiteve të pakta kroate e përmendi pardje prej kryeprokurori i Tribunalit të OKB-së për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi Serge Brammertz. Tribunalit i mungojnë ende dokumentet kroate të luftës, si harta apo planet e lëvizjes së trupave, për të ndjekur kriminelët e supozuar të luftës, tha Brammertz: "Ne kërkojmë një hetim të plotë dhe të besueshëm në lidhje me këto dokumente. Deri tani nuk kemi pasur rezultatet e kërkuara. Vazhdojmë t'i kërkojmë këto dokumente. Jemi të bindur se përpjekjet aktuale të Kroacisë duhet të vazhdojnë."

Pengesa për Maqedoninë mosmarrëveshja për emrin me Greqinë

Pengesa kryesore për anëtarësimin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë vazhdon të jetë mosmarrëveshja për emrin me Greqinë. Anëtari i BE-së, Greqia, ka një provincë me të njëjtin emër dhe i bllokon negociatat. Socialdemokrati slloven Zoran Thaler mendon, se Greqia e goditur rëndë ekonomikisht vetëm do të përfitonte prej një zgjerimi të BE-së në afërsinë e saj. "Unë besoj, dhe unë ndihem si një mik i madh i Greqisë, se për Greqinë do të ishte shumë e rëndësishme që të kishte bashkëpunim, edhe ekonomik, në rajon." - tha Zoran Thaler.

Flash-Galerie Symbolbild EU Beitritt Türkei

Rezerva shumë të mëdha lidhur me anëtarësimin e Turqisë

Kundrejt një anëtarësimi të Turqisë ka rezerva shumë më të mëdha në Parlamentin Evropian. Demokristiania holandeze Ria Oomen-Ruijten e përmblodhi kështu pas takimit mendimin e shumë deputetëve: "Ajo që donim të theksonim kundrejt qeverisë dhe parlamentit turk është se është absolutisht e nevojshme një kushtetutë e re. Sepse vetëm kjo mund të garantojë së pari një sërë reformash, por edhe të gjitha të drejtat për çdo shtetas turk, për ta bërë Turqinë një vend modern dhe me mirëqenie."

Natyrisht, një kushtetutë e re, kjo është një kërkesë e madhe, por kjo kërkesë e konsiderueshme tregon se sa i madh është skepticizmi kundrejt një anëtarësimi të plotë të Turqisë, megjithëse BE-ja zhvillon tashmë prej kohësh negociata anëtarësimi me Turqinë.

Autor: Christoph Hasselbach / Elert Ajazaj
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 28.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LjA4
  • Data 28.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LjA4