1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

260310 Merkel Türkei

29 Mars 2010

Nuk është edhe aq i thjeshtë raporti ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit turk Tayyip Erdogan. Erdogan do ta shpjerë vendin e tij në BE, Merkel është kundër. Por ka edhe diferenca të tjera

https://p.dw.com/p/MfIE
Kancelarja gjermane Angela Merke dhe Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan
Kancelarja gjermane Angela Merke dhe Kryeministri turk Rexhep Tayip ErdoganFotografi: AP

Ndërmjet Angela Merkelit dhe kryeminstrit Tayyip Erdogan nuk ka mosmarrëveshje, kështu garantohet nga rrethi i ngushtë i kancelares. Përkundrazi të dy e vlerësojnë shumë njëri-tjetrin, kanë marrëdhënie miqësore dhe për diferencat flitet shumë hapur.

Diferenca më e madhe është sigurisht, nëse Turqia duhet të jetë anëtar i BE-së. Unioni Kristiandemokrat i Merkelit (CDU) dhe partia simotër bavareze e Unionit Kristiansocial ( CSU) janë partitë e vetme në parlamentin gjerman, që janë kundër. Në programin e tyre për zgjedhjet parlametare në vjeshtën e vitit të kaluar kristiandemokratët e theksuan edhe një theksuan edhe një herë në mënyrë eksplicite.

Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela MerkelFotografi: picture alliance / dpa

„Ne shohim për Turqinë partneritet të privilegjuar në vend të anëtarësisë të plotë. Ne jemi për një politikë shumë të ngushtë fqinjësie dhe partneriteti, por BE nuk mund t'i ketë kufijtë e pafund."

Në marrëveshjen e koalicionit qeveritar të Unionit të Merkelit me liberalët thuhet: „Bisedimet e nisura në vitin 2005 me qëllim pranimin janë një proces fundi i të cilit është i hapur". Politikanët liberalë si deputeti me origjinë turke Serkan Tëren janë të sigurtë se:


„Kjo vlen. Për ne si qeveri vlen definitivisht, ajo që shkruhet në marrëveshjen e koalicionit. Për këtë ishte në Turqi edhe ministri i Jashtëm Guido Westerwelle dhe në vizitën e tij në Turqi e ka bërë shumë të qartë, që këto bisedime do të vazhdohen më tej por përfundimi është i hapur."

Pavarësisht se cili do të jetë në fund përfundimi, deri atëherë është akoma një rrugë e gjatë. Dhe kështu kryeministri Erdogan ndjek fillimisht qëllime më afatshkurtëra. Që kur BE para disa javësh u lejoi qytetarëve të shumë vendeve të ish Jugosllavisë hyrjen pa vizë në BE, Erdogan kërkon të njëjtën gjë për bashkëatdhetarët e tij. Por qeveria gjermane është e shqetësuar nga shtimi i hyrjeve ilegale dhe kërkon për këtë arsye masa preventive, ndër të tjera pasaporta biometrike të pafallsifikueshme. Këtë e aprovon edhe përfaqësuesi i partnerit në koalicion Tëren.

Serkan Tören, deputeti i liberalëve në Bundestag
Serkan Tören, deputet i liberalëve në BundestagFotografi: FDP

„Mendoj se më e rëndësishmja do të jetë për të zgjidhur këto probleme teknike, këtë do ta bëjë të qartë edhe Angela Merkel si kancelare, që nga ana e Turqisë të zgjidhen këto probleme teknike, dhe mund ta marr me mend, që do të ketë zgjidhje adekuate."

Diferenca të dukshme ka edhe për sa i përket integrimit në Gjermani të njerëzve me origjinë turke. Erdogan vazhdon t' i shohë si vendasit e tij. Para dy vjetësh në një stadium të Këlnit ai u bëri thirrje se: "Asimilimi është një krim kundër njerëzimit."

Gjatë kësaj vizite në Gjermani Erdogan pati kërkuar edhe ngritjen e gjimnazeve turke për njerëzit që jetojnë këtu. Pak ditë para vizitës së Merkelit në Turqi ai e ripërsëriti këtë kërkesë në intervistë me një gazetë gjermane, duke e ditur mirë se Merkeli në Ankara donte të vizitonte një shkollë gjermane jashtë shteti si dhe një shkollë turke në gjuhën gjermane. Këto shkolla sigurisht që frekuentohen kryesisht nga nxënës turq. Dhe kështu Merkel reagoi në një intervistë në gazetë, ku theksoi: „Përgjithësisht fëmijët dhe të rinjtë me origjinë turke duhet të shkojnë te ne në shkolla gjermane."

Por megjithë konfrontimet e fundit: Nga rrethi i Merkelit në kabinetin qeveritar theksohet, se të përbashkëtat e të dy shteteve aleate fitojnë mbi diferencat, dhe këto do ta dominojnë vizitën e kancelares.

Autor: Peter Stützle / Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti