1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Raport kritik rreth Fukushimës

Në raportin e tij paraprak rreth katastrofës bërthamore në Fukushima, komisioni i pavarur hetimor i ka lëshuar një dëshmi të keqe si qeverisë japoneze edhe firmës Tepco.

TOKYO, Japan - Photo from a Kyodo News helicopter shows (from back to front) the No. 6, No. 5, No. 1, No. 2, No. 3 and No. 4 reactors of the crippled Fukushima Daiichi Nuclear Power Station in Fukushima Prefecture on Dec. 15, 2011. (Kyodo)

Fukushima

Ato që shkruante komisioni i pavarur në raportin e tij paraprak rreth katastrofës bërthamore në Fukushima nuk ishin ndonjë surprizë e madhe. Por deklaratat e komisionit janë në kundërshtim të qartë me hetimin e brendshëm të bërë nga firma Tepco. Kompania energjetike e kishte shkarkuar veten nga të gjitha përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara si pasojë e cunamit dhe tërmetit të rëndë më 11 Mars 2011. Kurse ky komision i pavarur, por jo me fuqi detyruese ligjore konstaton, se kishte prova të mjaftueshme për mundësinë e një cunami të përmasave të mëdha, por se Tepco nuk ka marrë masa mbrojtjeje për arsye të kostove.

Në dokumentin prej 500 faqesh renditen një numër të metash. Lista përfshin edhe komunikimin në mes të autoriteteve dhe Tepcos. Pas marrjes në pyetje të 456 personave të përfshirë në këtë çështje, komisioni vë në dukje se qeveria nuk kishte lëshuar që në fillim një thirrje të qartë për evakuim, për shkak se nuk kishte përdorur programin kompjuterik për të simuluar kontaminimin radioaktiv. Edhe objektet ndërtimore të vëna në dispozicion ishin të papërdorshme, sepse në qendrën e urgjencave thjesht ishte harruar që të instaloheshin filtrat e duhur në mënyrë që të mos depërtonte në ndërtesë ajër i kontaminuar me grimca radioaktive.

The Unit 4 reactor building of the crippled Fukushima Dai-ichi nuclear power station is seen through a bus window in Okuma, Japan, Saturday, Nov. 12, 2011. Media allowed into Japan's tsunami-damaged nuclear power plant for the first time Saturday saw a striking scene of devastation: twisted and overturned vehicles, crumbling reactor buildings and piles of rubble virtually untouched since the wave struck more than eight months ago. (AP Photo/David Guttenfelder, Pool)

Cunami në Fukushima

Në përgjithësi autoriteteve rregullatore, politikës dhe koncernit energjitik Trepco i mungon vështrimi i gjërave në shkallë të gjërë. Shumë gjëra të vogla janë të rregulluara në mënyrë rigoroze por marrja e masave për katastrofën ishte lënë pas dore, sepse ato mendohej se mundësia për katastrifa të tilla mund të jetë shumë e ulët. Kjo duhet të ndryshohet urgjentisht, thotë raporti. Profesor Hisashi Ninokata nga Tokyo Institute of Technology mendon se këto deklarata nuk shkojnë aq larg sa.

"Ishte menduar se po të jetë krizë, kryeministri dhe njerëzit e tij do ta marrin çështjen në dorë. Por situata ishte shumë konfuze. Komisioni duhet ta shqyrtojë nga afër këtë dhe të vlerësojë në raportin përfundimtar edhe menaxhimin e krizës në përputhje me rrethanat. Raporti i përkohshëm mezi e përmend dëmin dhe situatën në bllokun e reaktorit nr 2. Shumë gjëra mbeten në terr. Sidomos në lidhje me pyetjen se si u zhvillua situata menjëherë pas aksidentit. Unë dëshiroj pra një hetim më të gjerë. "

Disa gabime komisioni i damkos që në raportin e tij të përkohshëm. Për shembull se në kohën e krizës në impiantin e parë bërthamor të Fukushimës kishte pasur pak punëtorë të trajnuar mirë. Për këtë shkak edhe u interpretuan gabim shenjat në lidhje me sistemin e ftohjes emergjente në njësitë 1 dhe 3. Nëse do të kishte qenë në dispozicion personel i trajnuar siç duhet, atëherë shkrirjet së paku mund mund të kufizoheshin. Puna për hetimin e katastrofës do të vazhdojë deri verën e vitit të ardhshëm. Deri atëherë pritet të jenë marrë në pyetje edhe ish-kryeministri Naoto Kan dhe persona të tjerë. Pas plotësimeve komisioni do të publikojë raporti i plotë.

Autor: Peter Kujath / Pandeli Pani
Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 27.12.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13ZYJ
  • Data 27.12.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13ZYJ