1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Raport i vështirë midis Gjermanisë dhe Polonisë

Gjermania dhe Polonia kanë nevojë për njëra-tjetrën si partnerë në ekonomi dhe në BE. Ligjet drastike të qeverisë së re në Varshavë nuk kritikohen hapur në Berlin. Kjo është kompetencë e të tjerëve.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert nuk pranoi shprehimisht t'i komentojë "masat e veçanta ligjvënëse" në vendin fqinj Poloni. Por njëkohësisht ai tha në krye të javës në konferencën e shtypit të qeverisë në Berlin: gjithmonë ku në Evropë shtrohet pyetja, "nëse e drejta nacionale është në përputhje me të drejtën evropiane", kjo duhet verifikuar. Por "ruajtës i marrëvëveshjeve është Komisioni Evropian", tha Seibert. Pra një verifikim i ligjeve polake është çështje e BE - dhe jo e Gjermanisë. Komisioni është organi i duhur, sepse është rrugë evropiane, që Komisioni Evropian do të nisë tani një dialog me qeverinë polake.

Në takimin e ardhshëm në 13 janar, Komisioni i BE do të flasë për zhvillimin politik në Poloni. Si rezultat mund të nisë i ashtuquajturi mekanizëm i shtetit juridik për shkak të shkeljes së të drejtave bazë evropiane.

"Jo udhëzime Varshavës"

Qeveria gjermane u shmang në përgjigjen e saj edhe ndaj kërkesës së ministrit të Jashtëm polak, Witold Waszyczykovski, se do të ishte e dëshirueshme që gjermanët të tregojnë pak më shumë mirëkuptim për situatën politike në Poloni. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Schäfer përmendi një shprehje të ministrit të Jashtëm Steinmeier para Krishtlindjeve: "Ne flasim drejtpërdrejt me miqtë tanë polakë, jo për ta". Kjo do të thotë, jo kritika në publik.

Arsyeja e mundshme për këtë mënyrë shumë të kujdesshme të vepruari u dëgjua nga një deklaratë tjetër mediatike. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut, Norbert Röttgen, paralajmëroi që të mos i bëhet shumë presion Varshavës. "Ai që do ta forcojë zotin Kaczynski në Poloni dhe ta keqësojë gjendjen gjithsesi të vështirë në Evropë, ai duhet të vazhdojë të japë udhëzime dhe të shqiptojë kërcënime përballë Varshavës", i tha Röttgen Grupit Mediatik-Funke.

Se kur do të kryhet në Gjermani vizita prezantuese e kryeministres së re të Polonisë, Beata Szydlo, kjo nuk është përcaktuar, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Seibert. Për caktimin e datës aktualisht po zhvillohen bisedime. Ftesën për të ardhur Szydlo e kishte pranuar në dhjetor.

Ndryshim për refugjatët

Vizita prezantuese e ministrit të Jashtëm Waszczykovski në Berlin u krye që në 26 nëntor. Në "një darkë të gjatë", dy ministrat e jashtë, ranë dakord për një "lloj mekanizmi krize", u shpreh Schäfer. Ky mekanizëm do të aktivizohet atëherë "kur njëri prej të dyve të ketë ndjesinë se rrezikohen marrëdhëniet bilaterale". Ky premtim është në fuqi.

Qeveria polake duket se është tërhequr disi në çështjen e pranimit të refugjatëve. Ashtu si u vendos nën qeverinë e vjetër, tani do të pranohen 7000 refugjatë. Parakushtet ligjore për këtë janë ende të mangëta, u shpreh ministri i Jashtëm Waszczykovski. Por ndryshe nga Sllovakia dhe Hungaria, Polonia nuk dëshiron të shkojë për këtë në gjykatë.