1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Raport i qeverisë gjermane mbi politikën e të drejtave të njeriut në botë

Megjithë përparimet raporti për të drejtat e njeriut konstaton probleme në Shqipëri dhe në Kosovë

192 faqe raport i qeverisë gjermane mbi politikën e të drejtave të njeriut në botë

192 faqe raport i qeverisë gjermane mbi politikën e të drejtave të njeriut në botë

Qeveria gjermane ka hartuar një raport mbi politikën e të drejtave të njeriut, për hartimin e të cilës kanë punuar edhe ekspertë të Ministrisë së Jashtme gjermane.

Raporti me 192 faqe është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë përshkruhen pikërëndesat e politikës gjermane për të drejtat e njerut, në pikën e dytë roli i institucioneve ndërkombëtare si Këshilli i Evropës ose Kombet e Bashkuara dhe në pikën e tretë, gjendja e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Çfarë përmban raporti për të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë?

Shqipëri

Në tranzicionin nga një regjim totalitar komunist në shtet juridik, shkelja e të drejtave të njeriut është ulur shumë megjithatë ekzistojnë ende fusha me probleme. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe organizata të tjera joqeveritare mund të ushtrojnë të lira aktivitetin e tyre. Megjithatë standardet perëndimore nuk janë arritur ende në garantimin e të drejtave në jetën e përditshme dhe në zbatimin e tyre nga gjykatat vazhdojnë të ekzistojnë deficite.

Nivel i lartë i dhune

Pjesë të shoqërisë shqiptare karakterizohen nga niveli i lartë i dhunës (ringjallja e gjakmarrjes, përhapja e armëve të zjarrit, kriminaliteti i organizuar). Arsye për shqetësim jep krysisht dhuna kundër grave, e cila shpesh mbetet e padënuar. Megjithë përmirësimet e bëra Shqipëria mbetet vend burimi dhe tranziti për tregtinë e njerëzve (për shembull nga Kina). Gra dhe fëmijë kthehen kryesisht viktima të prostitucionit të detyruar dhe formave të tjera të shfrytëzimit.

Diskriminim i homoseksualëve, romëve si dhe egjiptianëve të Ballkanit

Disa pakica diskriminohen në shoqëri. Të prekur janë kryesisht homoseksualët, romët si dhe egjiptianët e Ballkanit, që nuk zyrtarisht nuk njihen si pakicë. Romët vuajnë nga kushte më të këqija jetese se sa shumica e popullsisë. Vërtet që nuk ekziston represion shtetëror kundrejt grupeve të caktuara të shoqërisë për shkak të rracës, përkatësisë fetare, kombësisë ose bindjeve politike, megjithatë ka njoftime për shkelje të të drejtave të njeriut të homoseksualëve dhe romëve nga policia.

Kushtet të rënda paraburgimi

Kushtet e burgimit, kryesisht në marrjen në pyetje nga policia janë të rënda. Në marrjen në pyetje nga policia ka patur keqtrajtime të të arrestuarve dhe arrestime pa bazë ligjore. Gjendja e klinikave psikiatrike si dhe trajtimi dhe kujdesi për të sëmurët nuk i përgjigjet standartit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Kosova

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e quan mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të nëjriut në Kosovë shprehimisht detyrë kryesore të pranisë civile në Kosovë. Për të marrë parasysh ankesat e personave që ndihen të prekur në të drejtat e tyre ose për shpërdorim të posteve nga autoritetet ndërkombëtare dhe lokale, është vendosur një ombudsman. Që prej vitit 2006 ky post është nën përgjegjësinë e kosovarëve.

Policia lokale nuk ushtron tortura

Banorët e Kosovës nuk kanë patur deri tani qasje në institucionet e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Policia lokale nuk ushtron tortura. Kjo sigurisht vlen edhe për administratën ndërkombëtare ose njësitë e Natos të stacionuara në vend. Dënimi me vdekje nuk ekziston në Kosovë.

Rëndësi të madhe për Kosovën kanë proceset reformuese dhe demokratizuese

Mbrojtja e të drejtave të njeriut, ndër të cilat mekanizmat për mbrojtjes e pakicave dhe çështjet e kthimit të refugjatëve, kanë luajtur një rol të rëndësishëm si gjatë bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës ashtu edhe gjatë bisedimeve me trojkën evropiane, SHBA-në dhe Rusinë. Gjermania është përpjekur në organizmat përkatëse për vendosjen e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të grupeve të ndryshme të popullsisë. Institucionet e Kosovës që shpalli më 17 shkurt pavarësinë, kanë bërë vazhdimisht të ditur se mbështesin këto parime.

Që prej 1999-ës qeveria gjermane përkrah së bashku me autoritetet lokale, gjermane dhe ndërkombëtare arritjen e standardeve ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut. Ndër to numërohen ngritja e institucioneve eficiente demokratike dhe të shtetit juridik, si dhe rritja e kompetencave dhe përgjegjësisë personale nga punonjësit e sektorit të shoqërisë civile. Para sfondit të zhvillimeve politike në Kosovë rëndësi të madhe marrin proceset reformuese dhe demokratizuese.

  • Data 10.10.2008
  • Autor Aida Cama / Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FXsb
  • Data 10.10.2008
  • Autor Aida Cama / Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FXsb