1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ramsauer: Shqipëria drejt stausit të kandidatit për BE

Deputeti gjerman Peter Ramsauer, e quan tejet konstruktiv rolin që luan Shqipëria për stabilzimin e situatës në rajon, thotë kryetari i grupit parlamentar të CSU-së në Bundestag, Peter Ramsauer, në intervistë me DW.

default

"Shqipëria luan një rol më se konstruktiv, i cili ka dallim të madh nga ai i vendeve të tjera në Ballkan. Ky vend po bën atë që është brenda mundësive njerëzore dhe politike, për t'iu afruar standardeve evropiane. Duhet të kihet parasysh se është një vend i vogël me tre milionë e gjysëm banorë, me një aftësi të kufizuar zhvëllimore, por ka edhe burime, të cilat mund të shfrytëzohen dhe zhvillohen më së miri, si për shembull, në sektorin e energjetikës, hidrocentraleve, turizmit", ka thënë Ramsauer, mes të tjerash në intervistën dhënë korrespondentit të Deutsche Welles në Berlin, Peter Stuetzle.


Ramsauer, i cili javën e kaluar pat qenë për një vizitë në Shqipëri, e ka përshëndetur ftesën që ka marrë Shqipëria për anëtarësim në Nato në fillim të prillit: "Ko është një shenjë pozitive për integrimin në bashkësinë ndërkombëtare dhe për ta çuar këtë vend në planin afatgjatë dhe afatmesëm në një rrugë të mirë", tha ai.


Më tej politikani gjerman ka thënë se Shqipëria i ka plotësuar kriteret, për t'iu afruar statusit të kandidatit. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është çështje kohe. Ai tha se nuk dihet se a do të hyjnë vendet e Ballkanit së bashku apo veç e veç, por, sipas politikanit bavarez një gjë është e qartë: "Pa u sqaruar çështja e anëtarësimit deve të Ballkanit Perëndimor, nuk mund ta zgjidhim atë të të Turqisë."


Ramsauer i cili, gjatë turneut të tij nëpër Ballkan kishte kaluar edhe nga Serbia, kritikoi qendrimin e Serbisë ndaj BE-së: "Mendoj se serbët kanë një përfytyrim të gabuar për atë, se kush ka nevojë për kë. Nganjëherë thonë që t'i pranojmë pa kushte, sepse sipas tyre jemi ne ata që kanë nevojë për ta, jo ju që keni nevojë për ne. Unë u bëra të qartë, se qasja ime është ndryshe, dhe u thashë: Ju, serbët, keni nevojë për Evropën, po të jetë ndryshe, atëherë mund të presim edhe ca kohë."

  • Data 09.04.2008
  • Autor Intervistën e zhvilloi Peter Stützle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Df3s
  • Data 09.04.2008
  • Autor Intervistën e zhvilloi Peter Stützle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Df3s