1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rajsi u nis sërish për të ndërmjetësuar në Lindjen e Afërt

Dy ditë rresht Rajsi do të zhvillojë bisedime me izraelitët dhe palestinezët. Israeli liroi pak para vizitës së saj198 të burgosur palestinezë. Në hap i duhur në drejtim të paqes?

Rajsi te Olmerti në Jeruzalem, 26.08.08

Rajsi te Olmerti në Jeruzalem, 26.08.08

Ministrja e jashtme e SHBA-ve Kondolisa Rajs shkon për herë të shtatë brenda nëntë muajve në Lindjen e Afërt. Kjo vizitë e meriton më shumë se vizitat e tjera në këtë rajon titullin "Mission Impossible". Pozicionet e palëve në konflikt janë të pandryshuara, palestinezët vazhdojnë të vuajnë nga lufta për pushtet ndërmjet Rripit të Gazës dhe Bregut perëndimor dhe Israeli ndodhet edhe një herë në një krizë të brendshme politike. Askush nuk beson me të vertetë se muajt e ardhshëm do të gjendet një zgjidhje.

Nëntorin e kaluar u vendos në konferencën në Anapolis, që deri në fund të këtij viti të arrihej një marrëveshje paqeje ndërmjet Israelit dhe palestinezëve. Por që atje sundonte shqetësimi, që një gjë e tillë mund të ishte e pamundur. Nëntë muaj më vonë shqetësimi është kthyer në qartësi. Kryeministri akoma në detyrë Ehud Olmert dhe presidenti palestinezëve Mahmoud Abbas janë takuar herë pas herë për bisedimeve, por prej tyre nuk ka dalë asgjë konkrete. Përkundrazi. Cështjet e rëndësishme - si statusi i Jeruzalemit, apo kthimi i refugjatëve janë lënë mënjanë.

Ka mundësi, që Olmerti i ndodhur në vështirësi në politikën e brendshme nuk ka mundur të bëjë lëshime pa e përshpejtuar rënien e tij. Por as Abazi nuk mund të dilte me një "gjë gjysmake" para palestinezëve dhe t´i bindte për avantazhete e një procesi paqësor. Për këtë nuk mjaftoi as lirimi i rreth 200 palestinezëve, që u nxor në skenë në momentin e duhur me rastin e vizitës së Rajsit. Në krahasim me 10.000 palestinezët e mbajtur në arrest ndër ta edhe gra dhe fëmijë kjo është një pikë uji në det. Dhe një gjest dashamirësie mund të jetë në rastin më të mirë ndaj ministres së jashtme amerikane, por jo ndaj Abbasit dhe palestinezëve.

Sepse ndaj tyre Izraeli tregon pak vullnet të mirë. Kështu është premtuar prej kohësh që të mos ndërtohen më koloni të tjera në territoret e pushtuara. Organizata izraelite "Paqe tani" thekson, se momentalisht po ndërtohen më shumë se 2.600 shtëpi të reja në kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor dhe se ndërtimet në këtë rajon po dyfishohen brenda një viti dhe numri i ofertave për ndërtime të reja është gjashtëfishuar. Ndërtimet bëhen kryesisht në lindje të të murit bllokues dhe organizata "Paqe tani" arrin në përfundimin se synohet të zhduket vija e vjetër e demarkacionit e ashtuquajtura "linja e gjelbër", me qëllim që dikur të mund të vendoset një kufi krejtësisht ri ndaj shtetit të ardhshëm palestinez.

Kjo "dikur" sipas mendimit të Ehud Olmert është pas dhjetë vjetësh. Më parë nuk do të ishte aspak e mundur një zgjidhje. Dhe nëse të dyja palët janë dakord në ndonjë pikë, atëherë në atë që të mos bëhen marrëveshje të pjesshme. Synimi është një marrëveshje paqeje që të përfshijë gjithçka, por ky synim bëhet gjithnjë e më i largët.

  • Data 26.08.2008
  • Autor Peter Filip
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F52T
  • Data 26.08.2008
  • Autor Peter Filip
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F52T