1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rajoni i Kampanjës në Itali po mbytet prej plehrave.

Në rrugët e Napolit dhe zonave përreth ka ditë që po digjen pirgje me plehra. Mjekët kanë dhënë alarmin për shkak të gazrave helmues të dioksinës dhe policia dhe zjarrfikësat janë gjithë kohës në veprim.

default

Napoli po mbytet prej plehrave

Gjithçka varet tani prej Pisanit, një qendër e vogël banimi në veri të Napolit. Aty mendohet të rihapet depoja e plehrave, e cila do t'i shpëntonte miliona banorët e Napolit prej gazrave mbytës. Rrugët e Napolit janë mbushur me pirgje plehrash, por banorët e Pisanit nuk duan që plehrat e metropolit të derdhen në qytezën e tyre dhe kanë bllokuar rrugën që të çon tek fusha e plehrave.
“Unë i jam bashkuar kësaj demonstrate, sepse jam kundër rihapjes së depos së plehrave. Ajo qelbet dhe përbën rrezik për shëndetin. Ne do të luftojmë deri në fund që depoja të mos hapet .”
Organet e qeverisjes lokale të Napolit u kanë premtuar prej vitesh banorëve të Pisanit, se aty ku dikur shtrihej fusha e plehrave do të ngrihej një fushë golfi. Tani në vend të turistëve të pasur, pritet të vijnë sërish kamionë të mbushur me plehëra që qelben.
“Nuk duroj dot më, vite të tëra e kam duruar erën e qelbur. Fëmijët më janë sëmurur. tani kjo histori do të fillojë nga e para, kjo është gjë e ndyrë." - thotë duke qarë një banore e Pisanit.
Dhe ndërsa prigjet me plehëra në Napoli rriten dita-ditës njerëzit mundohen t'u vënë plehrave zjarrin duke rrezikuar madje edhe të tjerët.
"Prej djegies së plehrave në qytet është rritur niveli i dioksinës, gaz ky mjaft i rrezikshëm që shkakton kancer" -sqaron Ivo Alegrini, punonjës pranë drejtorisë së shëndetit.
Camorra është mjaft e kënaur prej këtyre zhvillimeve, sepse sa më të larta të jenë pirgjet e plehërave, aq më tepër para mund të fitojë prej transportit ilegal të tyre.
Por prej problemeve me plehërat në Napoli përfiton jo vetëm mafia, por edhe gjermanët. Çdo ditë prej Napolit nisen në drejtim të impianteve të djegies së plehrave në Gjermani trena të gjatë të mbushur me plehëra. Sipas “Corriere de la Sera” Italia ka shpenzuar për djegien e plehrave në Gjermani rreth dy miliardë euro.
Në Gjermani plehërat nga Napoli që digjen nëpër impiante përdoren ndër të tjera edhe për prodhimin e energjisë dhe të ngrohjes. Për shkak të protestave të qytetarëve në rrethinat e Napolit deri tani nuk janë ngritur impiante të tilla. Pas zvarritjeve të shumta nga mesi i vitit të ardhshëm buzë Vezuvit pritet të ngrihet një impiant i tillë, i cili do t'i jepte fund historisë së përhershme të problemi të plehrave.
  • Data 06.01.2008
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cl2L
  • Data 06.01.2008
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cl2L