1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Radovan Karaxhic para tribunalit të Hagës pretendon të mbrojë tërë popullin serb

Serbët e Bosnjës sipas Radovan Karaxhicit në luftën e Bosnjës janë mbrojtur vetëm nga fundamentalistët islamistë. Ata pas shpërbërjes së Jugosllavisë e kishin pretenduar Bosnjën për vete Karaxhic foli vetë para gjyqit.

default

Karaxhic para gjykatës në Hagë

Në luftën e Bosnjës ishin fajtorë muslimanët dhe shumë politikanë perëndimorë, ndër ta në rradhë të parë amerikanët, por edhe gjermanët dhe britanikët. Kjo ishte kuintesenca e pleduajesë hyrëse të ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhic para tribunalit për krime lufte në Hagë. Ai tha se ai vetë nuk ka dashur kurrë të dëbojë muslimanët nga vendi. Këto kishin pretenduar 100% të pushtetit, prandaj ka qenë një çështje e shenjtë, që kjo të pengohej. Karaxhic, siç deklaroi ai më vonë, ka patur vetëm një qëllim:

Niederlande Den Haag Radovan Karadzic vor UN Kriegsverbrechertribunal

"Ai donte të mbronte vetëm vendin e njerëzit e tij dhe pronën e tyre."

Me këtë Karaxhici i akuzuar për genocid dhe shumë krime kundër njerëzimit shprehu për herë të parë këndvështrimin e tij për luftën e Bosnjës në fillim të viteve 90-të. Karaxhic vazhdon të mbrohet vetë, e trajton me mospërfillje avokatin, që i ka caktuar gjykata dhe në pleduajenë e tij foli fare vetëm, edhe pse për çudinë e të gjithëve për herë të parë kishte sjellë me vete dy asistentë ligjorë.

Gati 90 minuta i akuzuari për vrasje masive foli pa ndërprerje, shpejt, shpesh duke gjestikuluar me duar. Lidhur me rolin e tij në luftën e Bosnjës ai tha:

"Unë nuk dua ta zvogëloj përgjegjësinë time. Unë kam patur një pozicion të rëndësishëm dhe me mbrojtjen time nuk dua ta kaloj pergjegjësinë tek të tjerët.

Mbrojtja e tij nuk duhet t'i shërbejë vetëm atij, sic u shpreh ai në gjuhën e tij amtare që u përkthye në anglisht dhe frengjisht.

"Unë nuk dua të mbroj vetëm veten time, por vendin tim dhe njerëzit e mi. Kjo është për mua me të vertetë e shenjtë dhe prej kësaj unë edhe jam në gjendje, që ta mbroj vetë veten dhe vendin tim."

UN Kriegsverbrechertribunal in Den Haag

Tribunali për krime lufte në Hagë

Karaxhic paraqiti edhe material në video, me të u përpoq të dëshmojë se muslimanët kishin fallsifikuar dëshmitë. Dëshmi, të cilat akuza i kishte ofruar edhe si material filmik në pleduajenë e saj të hapjes. Pamje të tmerrshme me male me kufoma u shfaqën në sallën 1 të tribunalit të OKB-së. Lidhur me mizoritë për të cilat akuzohet Karaxhic nuk është shprehur ende, as për masakrën e Srebrenicës, në të cilën u vranë 8.000 burra muslimanë. Për këtë ai ka kohë deri nesër; Gjykata i ka vënë në dispozicion dy ditë për pleduajenë e tij.

Autor: Jürgen Kleinkamp/Angjelina Verbica

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 02.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MHDG
  • Data 02.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MHDG