1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Radovan Karaxhiçi do të mbrohet vetë në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte

Procesi i mirëfilltë kundër Karaxhiçit, i cili u paraqit për herë të parë të enjten në Tribunalin e Kombeve të Bashkuara, do të fillojë sipas kryeprokurorit Serge Brammertz pas disa muajsh.

Në foto, Radovan Karagjiqi

Radovan Karaxhiçi pa maskë

I arrestuari nën akuzën për krime lufte në ish-Jugosllavi, ish- lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç doli të enjten pasdite para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Akuzat që rëndojnë Karaxhiçin

Pothuajse pa lëvizur as qepallat e syve, me vëmendje të madhe Karaxhiçi ka dëgjuar leximin e aktakuzës. Mbi të aktualisht rëndojnë 11 akuza për krime lufte, nga persekutimi deri tek gjenocidi, të gjitha këto për periudhën prej vitit 1992 deri në vitin 1995.

Vetë Karaxhiç para trupit gjykues u shpreh: "Kam vendosur që të marrë përsipër vet mbrojtjen time, unë kam një këshilltar të padukshëm". Ai tha se dëshiron të analizoj me saktësi aktakuzën para se të shprehet lidhur me të. I akuzuari ka 30 ditë kohë për të deklaruar se a e ndjen veten të pafajshëm ose fajtor në bazë të aktakuzës. Nëse ai hesht atëherë në mënyrë automatike vlerësohet se ai e ndjen veten si të pafajshëm.

Një proces i rëndësishëm

Karaxhiçi së bashku me ish-gjeneralin në arrati Ratko Mlladiç bëhen përgjegjës për rrethimin 43 mujor të Sarajevës dhe vrasjen e 8000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995. Këto dy veprime konsiderohen të jenë si krimet më të tmerrshme në Evropë që prej Luftës së II-të Botërore.

Karaxhiçi u arrestua më 21 korrik dhe të mërkurën u transferua në Gjykatën e Hagës për krime lufte. Para Tribunalit ai u paraqit i rruar dhe me flokë të shkurtuara, në një kostum të zi dhe dukej kështu si dikur kur ishte president i Republikës Serbe. Karaxhiçi deklaroi se do të mbrohet vetë para Gjykatës. Ai ndjek kështu hapat e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç.

Kryeprokurori Serge Brammertz pret që procesi kundër Karagjiqit të filloj pas disa muajsh. Në seancën e së enjtes ai nuk përcaktoi afatin se deri kur duhet të jetë gati aktakuza përfundimtare. "Do të jetë një proces i komplikuar por ne e kemi plotësisht të qartë se sa e rëndësishme është që të jemi efiçentë", tha Brammertz.



DW.COM

  • Data 01.08.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eo3P
  • Data 01.08.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eo3P