1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Radio D Teil 1

Radio D – Një kurs në audio për fillestarët

Kursi në audio Radio D përbëhet nga 26 pjesë, me një gjatësi prej 15 minutash secila. Ky kurs ka afërsi tematike me kursin televiziv të gjermanishtes redaktion D.

Mëso gjermanisht me Filipin dhe Paulan

Mëso gjermanisht me Filipin dhe Paulan

Përmbajtja: Paula dhe Filipi ju shoqërojnë në 26 mësimet e kursit. Dy redaktorët e redaksisë së radios Radio D mbledhin materiale për raste misterioze dhe udhëtojnë për këtë në të gjithë Gjermaninë.

Paula dhe Filipi vizitojnë Kështjellën Nojshvanshtajn (Neuschwanstein) dhe takojnë atje mbretin Ludvig. Nga Hamburgu ata informojnë për një peshkaqen në port, kurse në Karnevale dy reporterët njihen me disa shtriga…

Grupi i destinuar: Radio D mbulon nivelin A 1 të Kuadrit Evropian të Referencës. Kursi u drejtohet fillestarëve me njohuri të pakta ose pa njohuri paraprake të gjermanishtes.

Gjuhët në të cilat ofrohet kursi: Radio D ofrohet në 16 gjuhë të huaja (versionet në disa gjuhë janë ende në prodhim e sipër)

Arabisht

Bullgarisht

Kinezisht

Anglisht

Farsi

Frëngjisht

Indonezisht

Kisuaheli

Kroatisht

Maqedonisht

Polonisht

Portugalisht (për Brazilin)

Rumanisht

Rusisht

Spanjisht

Turqisht

Hollësi për transmetimin dhe oraret e tij mund të gjeni në ofertat online të gjuhëve të përmendura.