1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Radikali Nikoliç fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi

Në Serbi u zhvilluan zgjedhjet presidenciale. Rreth 6,7 milionë qytetarë patën mundësinë të votojnë për nëntë kandidatë. Numri i pjesëmarrësve në votime ishte shumë i madh. Rezultati i votimeve nuk befasoi kërkënd.

Radikali Nikoliç fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi

Radikali Nikoliç fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi

Votuesit në Serbi duket se i kanë kuptuar shumë seriozisht paralajmërimet se këto zgjedhje mund të jenë vendimtare për ardhmërinë e vendit. Mbi 60 përqind e rreth 6,7 milionë votuesve, e shfrytëzuan të drejtën e zgjedhjes së kandidatëve që angazhohen për integrimin me Evropën, apo për afrim me Rusinë. Niveli i lartë i votuesve ka befasuar edhe analistët në Beograd, por jo edhe rezultatet e para paraprake. Në prognozat e para thuhet se numrin më të madh të votave i ka fituar kandidati i radikalëve, Tomisllav Nikoliq, ndërsa i dyti është presidenti aktual Boris Tadiç. Këtë konfirmoi edhe organizata e pavarur për ndjekjen e zgjedhjeve, Cesid. "Ne presim që kandidati i radikalëve Tomisllav Nikoliq të fitojë me rreth 1,6 milionë votash, apo mbi 39 përqind. I dyti është Boris Tadiç me mbi 35 përqind të votave", kumtoi Cesid.

Nikoliq dhe Tadiç konsideroheshin edhe para zgjedhjeve favoritët kryesorë, por është e qartë se asnjëri prej tyre nuk do të fitojë në raudin e parë mbi 50 përqind të votave, përqindje e domosdoshme për marrjen e postit të presidentit. Që zgjedhjet e ditës së dielë nuk do të përfundonim me një raund ishte i bindur edhe Boris Tadiç, i cili tha se kjo ishte vetëm pjesa e parë e lojës. "Pjesa e dytë na pret me tre shkurt, kur do të vendoset që të shkojmë drejt Evropës, të kemi një jetë më të mirë, rroga dhe pensione më të mira dhe më shumë siguri", theksoi Tadiç.

Lideri radikal, Tomislav Nikoliq ka shprehur bindjen se Serbia do të zgjedhë ndryshimet. "Jam i bindur se qytetarët e Serbisë duan ndryshime dhe është shumë mirë kur ndryshimet bëhen përmes rrugës demokratike. Jam i bindur se pas këtyre votimeve, apo me katër shkurt, Serbia do të përjetojë ndryshimet për të cilat ëndërron kaq shumë", theksoi Nikoliq. Vetëm një orë pas mbylljes së lokaleve të votimeve, në partinë e tij radikale kumtuan se Nikoliqi ka fituar zgjedhjet, por nuk ka fituar shumicën e duhur. Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica, i cili nuk ka mbështetur në raundin e parë asnjërin prej kandidatëve kryesor, u shpreh se pas këtyre zgjedhjeve, Serbia do të ketë parlamentin, qeverinë dhe presidentin e zgjedhur në mënyrë ligjore dhe kushtetuese. Në raportet e para të komisioneve zgjedhore thuhet se në zgjedhjet e teta me radhë presidenciale, prej vitit 1990 e deri më sot, nuk ka patur parregullësi serioze. Zgjedhjet janë përcjellë nga mbi 3000 vëzhgues vendorë, përfaqësus të OSBE-së dhe Rusisë. Komisioni Qendror zgjedhor u kishte ndaluar amerikanëve dhe britanikëve vëzhgimin e votimit. Këtë vendim e anulloi të shtunën në mbrëmje Gjykata Kushtetuese, por ishte tepër vonë për dërgimin e vëzhguesve.

Prej futjes së sistemit shumëpartiak, në vitin 1990, Serbia ka zgjedhur tre përsona si president: Sllobodan Millosheviçin në dy mandate, Millan Millutinoviçin i cili aktualisht përgjigjet në Hagë për krime lufte në Kosovë dhe presidentin aktual, Boris Tadiç.

Koment mbi rezultatin e zgjedhjeve

Reagime nga Gjermania

  • Data 21.01.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cv9q
  • Data 21.01.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cv9q