1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Radikalë të djathtë britanikë zgjidhen për Parlamentin Evropian

Ekstremistët e Partisë Nacionale Britanike (BNP) do të përfaqësohen për herë të parë me dy mandate në Parlamentin Evropian. Gordon Brown, është duke rënë gjithnjë e më shumë nën presionin e dhënies së dorëheqjes.

Kryetari i Partisë Nacionale Britanike Nick Griffin.

Kryetari i Partisë Nacionale Britanike Nick Griffin. Ekstremistët e Partisë Nacionale Britanike (BNP) do të përfaqësohen për herë të parë me dy mandate në Parlamentin Evropian.

Partia Nacionale Britanike (BNP), e cila pranon vetëm të bardhët si anëtarë të saj dhe është kundërshtare e vendosur e BE-së, duket se ka patur në shënjestër thithjen e votave nga elektorati i Partisë Laburiste të kryeministrit, Gordon Brown. Kjo parti renditet tani si forca e tretë, pas konservatorëve dhe Partisë së Indipendecës, kritike ndaj Evropës. Gordon Brown, është duke rënë gjithnjë e më shumë nën presionin e dhënies së dorëheqjes. Të hënën (8.6.) ai zhvillon konsultime me kolegët e partisë së tij.

Arsye për të qenë entuziastë patën mbrëmë në Britaninë e Madhe kryesisht dy parti të spektrit të djathtë: Partia e Indipendencës, që angazhohet për largimin e Britanisë së Madhe nga BE dhe partia raciste BNP, Partia Nacionale Britanike. Ja se si e interpreton suksesin në zgjedhje Andrew Brons, i cili do të përfaqësojë në të ardhmen Partinë Nacionale Britanike në Parlamentin Evropian: „Unë e konsideroj këtë si hapin e parë drejt çlirimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe të popullit britanik prej diktaturës evropiane.“

Media pret deklaratat e Gordon Brown-it.

Mediat presin deklaratat e Gordon Brown-it. Brown, është duke rënë gjithnjë e më shumë nën presionin e dhënies së dorëheqjes.

Përfaqësuesit e partive të konsoliduara reaguan të indinjuara ndaj futjes për herë të parë të BNP-së në Parlamentin Evropian: „Ky nuk është lajm i mirë për të gjithë ata, që punojnë kundër racizmit në politikë."

Kështu u shpreh Andry Burnham, ministri i ri i Shëndetësisë në qeverinë e Gordon Brown-it. Për partinë Laburiste suksesi i ekstremistëve në zgjedhje është një dështim tjetër. Kësisoj në Uejlls, që ka qenë tradicionalisht epiqendra e laburistëve, për herë të parë qysh nga viti 1918 janë në avantazh konservatorët. Nënkryetarja e Partisë Laburiste Harriet Harman e shpjegoi kështu humbjen: „Idhtarët tanë janë absolutisht të indinjuar ndaj nesh, për shkak të skandalit të abuzimeve me dietat. Për përkrahësit e laburistëve, që kryesisht kanë të ardhura të pakta, shumat me të cilat kanë abuzuar shumë deputetët janë jashtëzakonisht të larta dhe të pabesueshme.“

David Cameron

David Cameron duke shkuar për të hedhur votën për Parlamentin Evropian.

Me rezultatin e zgjedhjeve është dyfishuar presioni ndaj kryeministrit. Në konsultimet e së hënës rebelët e partisë duan të insistojnë për dorëheqjen e tij: „E ardhmja e partisë është në dorën e një kryetari të ri." Kështu thotë ish-ministri për çështje kushtetuese, Charles Falconer. Të tjerë janë kundër, si kryetari i grupit parlamentar të laburistëve Nick Brown, që thotë se më e keqja që mund t' i ndodhte tani përtisë do të ishte një proces i stërzgjatur për zgjedhjen e një kryetari të ri: „Ajo për çfarë ne kemi nevojë është një udhëheqje solide nga kryeministri dhe kabineti qeveritar."

Gazetat britanike njoftojnë, se Gordon Brown do të përpiqet gjatë ditës së hënë (8.6.) të qetësojë opinionin dhe partinë përmes dy deklaratave, për shtytjen e privatizimit të pjesshëm të postës britanike, çështje kjo mjaft e diskutueshme dhe Brown, duket se do të mbështesë hapjen zyrtarisht të hetimeve, lidhur me pjesëmarrjen e trupave britanike në luftën e Irakut, gjë kjo që është kërkuar prej kohësh.

Autor: Ralf Borchard / Vilma Filaj Ballvora

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 08.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I5VQ
  • Data 08.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I5VQ