1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rënie e madhe e numrit të ekspozuesve, Panairi i kompjuterave CeBIT tregon recetat kundër krizës

Kriza globale financiare lë gjurmë edhe në panairin më të madh të kompjuterave, CeBIT në Hanover, ku paraqiten mbi 1.500 ekspozues më pak se para një viti. Por përfaqësuesit e panairit dhe ekspozuesit janë optimistë

default

Fillimi i CeBIT-it këtë vit është shumë më i qetë se viteve tjera, ndërsa pulsi është më i ngadalshëm. Këtë vit mund të gjesh një vendparkim shumë më afër hyrjes kryesore, ndërsa në salla ka më shumë vend se herëve të tjera. Dy salla kanë mbetur të zbrazura. Por zëdhënësi i CeBIT-it, Hartwig von Saß, është i lumtur që rënia nuk është edhe më e madhe.

„Këtë vit prezantohen në CeBIT 4.300 sipërmarrje nga 69 vende, që është më pak se vitin e kaluar. Mirëpo për ne ky është një sukses i madh, sepse po përballemi me krizën më të madhe ekonomike në 70 vjetët e fundit. Për ne ky është një sinjal i qartë se sipërmarrjet, përkundër krizës duan të vijnë në CeBIT dhe të prezantohen.“

Në panair nuk kanë ardhur shumë sipërmarrje të vogla nga Azia Lindore, jo vetëm për shkak të krizës, por edhe për faktin se ato nuk ekzistojnë më fare, thotë von Saß.

„Me rëndësi është që në panair kemi ekspozues të mëdhenj, që paraqesin edhe boshtin e industrisë së kompjuterëve, si IBM, SAP, apo Microsoft dhe shumë prezantues të tjerë të rëndësishëm."

CeBIT 2009 in Hannover

Një pllakat i firmës Blackberry

I lodhur nga kriza dhe konkurrenca

Problemi i CeBIT-it nuk është vetëm kriza ekonomike, por edhe konkurrenca si në shumë lëmi të tjera. Teknika e komunikimit për shembull në masë të madhe ka kaluar në ekspozitën e Berlinit. Ndërsa ajo e telefonave celularë në panairet, si ai në Barcelonë. Në Hanover nuk ekziston më as shkëlqimi i dritave si përpara, sepse njerëzit janë koncentruar në afarizëm.

„Mendoj se në kohërat e recesionit është në veçanti e rëndësishme që të koncentrohemi në punë. Të 4.300 ekspozituesit në Hanover, shpresojnë se me prezantimin në CeBIT do të shënojnë suksese afariste dhe se do kjo t'u ndihmojë që ta kalojnë sa më lehtë krizën.“

Pas shumë vitesh në CeBIT sërish kanë ardhur koncernet si Dell, Hitachi, Nokia, apo Siemens Networks. Në anën tjetër, mungojnë emrat si Samsung, Canon, Epson, Lexmark, Xerox, Kyocera dhe KonicaMinolta. Martin Jetter, shef i IBM-it në Gjermani mendon se CeBIT-i është një shans i mirë për prezantim.

„Po e shihni se në CeBIT kemi një stendë shumë të madhe dhe prezantohemi në tri salla, ndërkohë që vitin e kaluar ishim vetëm në dy. Këtë vit janë paraqitur më shumë klientë se më parë. Jemi optimistë për ardhmërinë, megjithë se e dimë se para nesh kemi shumë sfida.“

Po si do ta tejkalojë krizën koncerni IBM?

"Me përqendrimin tek klientët , tek mundësitë e veprimit dhe zgjidhjet me qëllim që klientët tanë të jenë më produktivë, më të shpejtë dhe më të aftë për konkurrencën. Përkundër krizës financiare dhe ekonomike, konkurrenca mes prodhuesve nuk ka pushuar.“

  • Data 03.03.2009
  • Autor Rolf Wenkel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H4EU
  • Data 03.03.2009
  • Autor Rolf Wenkel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H4EU