1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rëndësia e panairit të librit në Frankfurt

Mbrëmë (13.10.) në Frankfurt u hap Panairi Ndërkombëtar i 61-të i Librit. Në ceremoni morën pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti kinez Xi Jinping. Kina këtë vit është mysafir nderi në Panair.

default

Kancelarja Merkel në ceremoninë e hapjes së panairit, 13 tetor 2009

Sivjet në Panair janë të përfaqësuara më shumë se 7000 shtëpi botuese, ndërmarrje dhe institucione nga rreth 100 vende të ndryshme të botës. Rreth 450 aktivitete i janë kushtuar vetëm Kinës. Në këto aktivitete përveç përfaqësuesve zyrtarë janë ftuar të marrin pjesë edhe disidentë kinezë. Kjo bëri që në javët e kaluara të evidentohen tensionet e para me vendin mysafir.

Rundgang Buchmesse 2009

Kryeministri i Hessenit Koch dhe zvpresidenti kinez Xi Jinping vizitojnë pavijonin kinez, 13 tetor 2009

Ende pa hapur siparin Panari i Librit në Frankfurt u tregua se sa e vështirë mund të jetë kontakti me Kinën.

Ashtu si në vitet e kaluara ishte planifikuar fillimisht një simpozium për njohjen reciproke. "Kina - percetimi dhe e vërteta" - mbante titullin simpoziumi në Frankfurt. Delegacioni zyrtar kinez kërcënoi se nuk do të marrë pjesë, kur mësoi se Qendra e PEN-it gjerman ka ftuar të marrin pjesë në simpozium edhe dy disidentë kinezë.

Buchmesse 2009 - Partnerland China

Libër mbi Kinën në panairin e Frankfurtit

Përpjekjet për ndërmjetësim të organizatorëve të Panairit të Librit shkuan huq. Kur në simpozium u shfaqën dy kritikët e Kinës, erdhi deri tek skandali. Zyrtarët kinezë u larguan nga simpoziumi. Drejtori i Panairit të Librit u desh të kërkojë disa herë falje, përndryshe sipoziumi do të dështonte. Kritikja kineze Dai Qing:

"Regjimi kinez, pra qeveria e Kinës, duhet të mësojë, nëse dëshiron të bëhet një regjim modern, që iu del para me guxim të madh dhe me vetëbesim këtyre gjërave. Përndryshe nuk mund të prezantohet askund, nëse nuk e ka këtë vetëbesim dhe ta shoh me qetësi të plotë kundërshtarin, nëse ai ka një tjetër mendim".

Si pasojë e krizës financiare tregu i librit nuk ofron shanse të mira

Panairi i Librit është pikërisht vendi për fjalën e lirë, një treg i mendimeve të ndryshme. Por po ashtu ky panair në radhë të parë është një treg i numrave. Këtë vit janë lajmëruar të marrin pjesë 440 botues më pak sesa vitin e kaluar. Rënia më e madhe është shënuar në tregun e librave në gjuhë angleze. Drejtori i librave Jürgen Boos sqaron:

Deutschland Frankfurt Buchmesse 2008 Leser

Libra pa fund

"Në Angli është paralizuar sistemi i shpërndarjes. Po të bëhet një krahasim me Gjermaninë, shohim se nuk ka më librari të pavarura. Ne dëgjojmë aktualisht shifra nga Gjermania, të cilat janë të paktën të kënaqshme. Në Angli nuk ka pothuajse më librarë, kanë mbetur vetëm dy, apo tre rrjete të mëdha. Përmes tyre unë nuk mund të arrij tek lexuesit. Në Amerikë është ngjashëm si në Angli. Atje kemi Barnes&Nobles, Borders, pra rrjete të mëdha të shpërndarjes së librit dhe nuk ka më librarë të pavarur. Këto rrjete kanë probeme të mëdha për shkak se përqëndrohen në luftën ndaj njëra-tjetrës e jo si në shitjen e librave. Amazon është futur në treg, tani në treg është edhe Google. Të gjitha ofrojnë libra elektronikë përmes rrugëve të tjera. Në treg po lëviz diçka".

Dhe Panairi i Librit dëshiron të reagojë ndaj zhvillimeve të reja.

Boos ka ftuar botuesin yll amerikan Tim O'Reilly, që të prezantojë pikëpamjet e tij për mediat në internet 2.0. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po diskutohen shumë tezat e tij. Një konferencë me të për librat e rinj elektronikë dhe ata të formatit i-phone është paralajmëruar të jetë pika kulmore e Panairit të 61-të të Librit në Frankfurt. Kjo për faktin se interneti po ndryshon në tërësi kushtet e botimit dhe shpërndarjes së librit. Ndërkohë shkrimtarët kanë filluar të futen në internet dhe të rishkruajnë 'librat' e tyre në bazë të diskutimeve, apo nevojave të lexuesve të tyre.

Temë qendrore në Panair po ashtu si vitet e kaluara do të jetë arsimi. Të gjithë politikanët kërkojnë më shumë vëmendje dhe investim për fushën e arsimit. Arsimi dhe kultura konsiderohen si vlera jomateriale, tek të cilat bën pjesë edhe libri pavarësisht formës së tij në letër, apo në formë digjitale.

Autor: Ruthard Stäblein/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 14.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K5sE
  • Data 14.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K5sE