1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qytetarët dhe politikanët të kënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese kundër depozitimit të të dhënave

Ligji për memorizimin e të dhënave urdhëronte, që të gjitha të dhënat nga telefoni dhe interneti të ruheshin për së paku gjashtë muaj. Gjykata kushtetuese konstatoi se kjo bie ndesh me kushtetutën.

default

Gjykatësit kushtetues në Karlsruhe

Së paku 34.000 shishe shampanjë duhet të jenë hapur të martën (2.3.2010) nga gëzimi. Sepse 34.000 qytetarët, që kishin ngritur padi kundër depozitimit të të dhënave, gezojnë.

Njëri prej tyre, „Padeluun“. Ai është artist, aktivist për mbrojtjen e të dhënave dhe zëdhënës i një lëvizjeje aktivistësh. Që në vjeshtë 2009 ai pati organizuar në Berlin demonstrata kundër manisë së shtetit për të mbledhur të dhëna. Tani pas vendimit ai është shumë i kënaqur: sepse nuk do të ketë më grumbullim të përgjithshëm të të dhënave nga shteti, siç ndodhi pas hyrjes në fuqi të ligjit në vitin 2008.

Vorratsdatenspeicherung

Kush dëgjon tjetër

„Nëse e interpretoj si duhet vendimin, do të thotë një ruajtje e të dhënave kështu kot nuk ka. Por nqs tani hapet një procedurë hetimore, nqs kanë bërë diçka, të dhënat regjistrohen dhe memorizohen. Atëherë kjo mund të bëhet dhe mund të kenë akses në këto të dhëna. Dhe e them fare qartë se kështu është në rregull.“

"Ia ka vlejtur, që të mbrohemi"

Gjykata Kushtetuese urdhëroi në vendimin e saj, që të shuhen menjëherë të gjitha të dhënat për qytetarët, të cilat janë grumbulluar që prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe janë përdorur nga hetuesit. Edhe ata, që janë përdorur tashmë nga autoritetet për sqarimin e rasteve penale. Kryetarja e të Gjelbërve opozitarë Claudia Roth thotë:

„Ne kemi paralajmëruar që disa kategori profesionesh do të ishin shumë të kufizuara në veprimtarinë e tyre profesionale. Gazetarët, priftërinjtë, organizatat sociale. Thuhet qartë se një gjë e tillë nuk duhet të ekzistojë. Pra ia ka vlejtur, që të mbrohemi dhe që të gjitha të dhënat e memorizuara deri tani duhen shuar."

Sabine Leutheusser Schnarrenberger

Ministrja e Drejtësisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger

Por vendimi bën të qartë se parimisht nuk është e papranueshme, që shteti të memorizojë dhe të mbledhë të dhëna. Por kjo duhet të ndodhë në kufinj shumë më të ngushtë, nga ç'ka qenë në ligjin, që sapo u rrëzua, tha edhe Ministrja federale e Drejtësisë nga partia liberale, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, e cila vetë ka ngritur padi kundër këtij ligji, para se të merrte postin e ministres. Vendimi do të ketë ndikim edhe në Evropë, sepse memorizime të tjera të pashkak të të dhënave duhen shqyrtuar, tha ajo.

„Kjo do të thotë se me këtë është bërë e qartë, se për planet për të memorizuar të dhënat e pasagjerëve në fluturimet ajrore në rrafsh evropian, për këto plane janë vendimtare kriteret e këtij vendimit të Gjykatës Kushtetuese gjermane."

Një ditë e mirë për të liritë bazë

Një ditë e rëndësishme për të penguar klimën e frikës në Gjermani, një ditë e mirë për të liritë bazë, komentoi i ngarkuari federal për mbrojtjen e të dhënave, Peter Schaar, vendimin e gjykatësve:

Freiheit statt Angst Demonstration in Berlin

"Liri në vend të frikës" Demonstratë në Berlin

„Fjala është për atë që secili të mund të komunikojë pa u vëzhguar dhe kjo nga ana tjetër do të thotë, se ai të mos presë se e vëzhgojnë dhe tenton të sillet pa rënë në sy, apo si frikacak."

Shumë të dobët vijnë zërat, që mbështesnin ligjin e memorizimit të të dhënave, i cili u rrëzua. Shoqata gjermane e punonjësve të kriminalistikës kritikoi atë pjesë të vendimit për shuarjen e menjëhershme të të dhënave të grumbulluara. Kjo e bën fillimisht të pamundur ndjekjen penale efektive, tha një zëdhënës. Ministri i i Brendshëm konservator, Thomas de Maiziere, u shpreh i zhgënjyer. Sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bën Gjermaninë vendin e vetëm, i cili nuk e zbaton për një kohë të caktuar direktivën e BE-së, mbi të cilën mbështetet ky ligj.

Autor: Richard Fuchs /Angjelina Verbica

Redaktoi: Bahri Cani

DW.COM

  • Data 03.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MI5D
  • Data 03.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MI5D