1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Quo vadis NATO? Samiti i NATO-s në Bukuresht

Samiti i NATO-s është tema më e komentuar në gazetat gjermane të së enjtes. Thuajse njëzëri komentatorët tërheqin vëmendjen për nevojën e reformimit të aleancës mbrojtëse.

default

Policia rumune ndalon një grup njerëzish, që duan të shkruajnë parrulla për një demonstratë kundër NATO-s. 02.04.08, Bukuresht

E përditshmja e Gerës "Osthüringer Zeitung" komenton: "Për çështjet vendimtare, që janë në rendin e ditës së samitit të NATO-s aleanca është e përçarë. Qoftë sa i përket zgjerimit ashtu edhe lidhur me raportin e vështirë NATO-Rusi. Konfliktet e zjarrta mes 26 partnerëve janë të programuara. Këto janë çështje, pa harruar këtu Afganistanin, që prekin njëkohësisht parimet më elementare të bashkësisë mbrojtëse, e cila aktualisht është krejt pa koncept. Ku po shkon aleanca? Me çfarë strategjie drejtohet ajo?"


E përjavshmja "Die Zeit" analizon situatën brenda aleancës duke tërhequr vëmendjen për mungesën e drejtuesve vizionarë në radhët e saj: "Nga shtabet e përgjithshme, shtabet e planifikimit dhe parlamentet vështirë se do të dalin idetë e zjarrta për të ardhmen. I nevojshëm është një këshill ndërkombëtar i të urtëve, një komision Blue Ribbon, i përbërë nga burra e gra me prestigj, me përvojë dhe me peshë politike, të cilët të guxojnë të hedhin vështrimin e lirë përpara dhe të mund të shtrojnë trasenë e së ardhmes për Aleancën Atlantike, ngjashëm siç ndodhi me raportin shembullor Harmel në fundin e viteve 60-të. Pa një përpjekje të tillë shpëtimi dhe uniteti intelektual aleanca shumë shpejt mund të rënohet prej kontradiktave të brendshme dhe qëndrimeve të mëdyshta."


Ndërsa "Frankfurter Allegmeine Zeitung" i referohet raporteve mes NATO-s dhe Rusisë: "Nëse NATO-ja do të vazhdojë t´i mbajë të hapura portat, sepse me të drejtë ka bindjen, që me zgjerimin fitohet edhe siguria e stabiliteti, ajo nuk mund t´ua lerë të tretëve të drejtën e vetos. As Moskës. Por NATO dhe antarët e saj kanë edhe ineteresa, që kërkojnë gatishmërinë e Rusisë për bashkëpunim. Kjo mënyrë të menduari nuk është shprehje e dobësisë, përkundrazi disa e quajnë një veprim të tillë si politika reale. Mjeshtëria e NATO-s është që ritmin e zgjrimit ta zgjedhë në atë mënyrë, që ai të mos keqkuptohet as në Moskë dhe as diku tjetër, sikur është Rusia ajo që po dikton. Kjo temë duhet të çlirohet prej dramacitetit."

  • Data 03.04.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DZUp
  • Data 03.04.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DZUp