1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Quo vadis Greqia? - Evropa diskuton rrugë për daljen nga kriza

Zgjidhjet për Greqinë po bëhen gjithnjë e më të domosdoshme. Pas lajmev për takimin sekret të ministrave të financave të BE-së, Evropa është duke diskutuar rrugët për daljen nga kriza e borxheve greke.

Athen gibt Details des Schock Sparprogramms bekannt Greek Finance Minister George Papaconstantinou (L) proceeds to present the new tax measures during a press conference in Athens, Greece, on 09 February 2010. The Greek government unveiled its closely-watched incomes policy for 2010, which features a freeze in public sector wages, a cut in pay benefits and, in a more symbolic move, a freeze in compensation paid to the premier, cabinet ministers and ministry officials. They also announced a freeze in all public sector hirings for the year, with a partial exception in the health, education and law enforcement sectors. EPA/MARIA MAROGIANNI

A do të ketë një paketë shpëtimi nr 2 për Greqinë? Apo nuk do të merren më borxhe? Që prej takimit të ministrave të Financave ditën e premte (6.5.) në Luksemburg, kanë shpërthyer sërish diskutimet për trajtimin e mëtejshëm të pacientit grek. Kërkush nuk tregon detaje në Bruksel. Në vend të tyre politikanët hedhin poshtë skenarin e tmerrshëm, që Greqia të mund të dalë nga zona e euros. Kështu për shembull presidenti i Këshillit të BE-së Herman van Rompuy për stacionin belg të radios „VRT een“.

"Natyrisht që nuk bëhet fjalë për përjashtimin e Greqisë nga zona e euros, dhe ne nuk jemi duke folur për ristrukturimin e borxheve. Edhe një herë, tani ne jemi duke diskutuar për kushtet, nën të cilat Greqia mund të kthehet në tregje dhe si mund të financohet atje sërish."

Zgjatet koha e maturimit të kredive

Por që Greqia të mund të marrë pas vitit të ardhshëm para nga investitorët me norma të arsyeshme interesi, duket sot si e pamundur. Prandaj është duke u folur për kredi të tjera emergjente për partnerin evropian. 110 miliardë euro kanë premtuar një vit më parë të japin Gjermania, Franca dhe vendet e tjera të euros.

Greek Prime Minister George Papandreou, right, shares a word with Luxembourg's Prime Minister Jean Claude Juncker at the prime ministers office in Luxembourg, Friday March 5, 2010. Greek Prime Minister George Papandreou met with Jean Claude Juncker, the head of the eurogroup, on Friday to discuss the current financial crisis in Greece. (AP Photo/Virginia Mayo)

Papandreu dhe Juncker

Si shpërblim për hapat e tjerë reformues të qeverisë greke, zona e euros e zgjati kohën e maturimit të kredive në shtatë vjet dhe uli normën e interesit me një përqind. Por as këto nuk duket se e ndihmojnë sa duhet Greqinë.

Ekspertët e Komisionit të BE-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar ndodhen në Athinë për të ndihmuar qeverinë greke të arrijë sukses me programin e saj refomues.

Rezultatet e këtij kontrolli priten në fillim të qershorit, thotë qeveria gjermane, sa herë që pyetet se si do të vazhdohet me Greqinë. Martin Kotthaus, zëdhënës i ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble: "Nuk mund të bëhen tani spekullime se cfarë rëndësie ka, kur dhe si. Më vjen keq, unë nuk mund ta bëj këtë."

Së bashku zgjidhje për problemet

Që ekzistojnë probleme në ripërtëritjen e Greqisë, e ka thënë qartë ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble që në takimin e ministrave të Financave të BE-së në muajin prill. I pyetur nëse është bërë sa duhet deri tani për të ndihmuar Greqinë, ministri Schäuble tha: "Ne nuk mund të themi sot, a do të jetë ndihma e mjaftueshme. Por ne kemi treguar se nëse bashkëpunojmë si duhet, jemi në gjendje të gjejmë së bashku zgjidhje për problemet, që do të dalin sërish."

Bundesfinanzminister Wolfgang Schäuble am 15.April 2011 in Washington vor dem Treffen der G20-Finanzminister und Notenbankgouverneure (Foto: DW TV)

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble

Edhe nëse përjashtimi i Greqisë nga zona e euros konsiderohet si tabu, edhe sepse ajo nuk parashikohet në paktet evropiane, për ristrukturimin e vendit flitet edhe konkretisht në prapaskenë. Në diskutim është i ashtuquajturi haircut. Investitorët duhet të heqin dorë nga një pjesë e parave, që kanë investuar në Greqi.

Më pak dramatike do të ishte zgjatja e kohës së maturimit të borxheve shtetërore greke, ose ulja e normave të interesit. Borxhet shtetërore greke janë që tani 150 përqind e aktivitetit ekonomik të vendit. Kështu që prerja e borxheve është vetëm çështje kohe.

Një alternativë ështö edhe zgjatja e ndihmave si dhe blerja e mundshme e obligacioneve të reja greke nga një mekanizëm evropian ndihme, i cili do të zëvendësonte mekanizmin aktual pas vitit 2013. Nëse obligacionet shtetërore të vendeve në krizë nuk gjejnë më blerës, atëherë si blerës mund të dalë fondi për lëshimin e letrave me vlerë.

Autor: Wolfgang Landmesser / Aida Cama
Redaktor: Pandeli Pani