1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Quo Vadis Bundeswehr-i në shekullin e 21?

Reforma aktuale e Bundeswehr-it është ristrukturimi më i madh që është bërë ndonjëherë në ushtrinë gjermane. Kërcënimet e reja kërkojnë koncepte e struktrura të reja.

Faza e planifikimeve dhe udhëzimeve po mbaron. Ky është konkluzioni që del nga raporti i ristrukturimit të ushtrisë gjermane, të cilin ministri i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere e prezanton të enjten në Bundestag. Në raportin 62 faqësh - konstatimet e para të mbledhura në dy vite reflektime punë përgatitore për reformën - thuhet se tani ka ardhur koha për të vepruar. Në rrugën e shndërrimit në një ushtri të gatshme për ndërhyrje, Bundeswehr-i duhet të përgatitet si për skenarët e rinj kërcënues, ashtu ambient të ndryshuar si nga demografike ashtu dhe ajo financiare.

Ministri i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere

Ministri i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere

Bundeswehr-i më familjar

Kambana e ndryshimit të epokave në ushtrinë gjermane ka rënë që në vitin 2011, kur më 1. Korrik me ndërprerjen e detyrimit ushtarak u shenjua kalimi nga një ushtri e profesionit në një ushtri vullnetare. Dy vite më vonë, Ministria e Mbrojtjes bën një bilanc pozitiv. Megjithë kuotat e larta të atyre që ndërprerësin shërbimin, raporti i ndërmjetëm vëren se caku i vënë prej 5.000 vullnetarësh nuk ka qenë rrezikuar asnjëherë. Aktualisht rreth 10.000 burra dhe gra ndodhen me shërbim në ushtrinë gjermane deri në 23 muaj. Megjithatë në vitet e ardhshme do të jetë problematik përftimi i personelit të ushtrisë.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, ushtria gjermane duhet të punojë në përmirësimin e imazhit të saj si punëdhënëse. "Ne kurrë nuk do të jemi kaq atraktivë si të tjerët", tha de Maiziere para kolegëve të partisë së tij konservatore CDU, "por ne mund të bëhemi më atraktivë se ç'jemi". Sidomos në përmirësimin e imazhit të ushtrisë si një punëdhënës me sensibilitet ndaj familjes. Në këtë pikë ministri gjerman u shpreh se do të ketë ndryshime: Zgjerim të kopshteve të fëmijëve pranë institucioneve të ushtrisë, apo rezervim të vendeve për fëmijët e punonjësve të ushtrisë apo ushtarëve në kopshtet e shtetit.

Bundeswehr-i me mision në Somali

Bundeswehr-i me mision në Somali

Përshtatje me kohët e reja

Nga ana tjetër vazhdon edhe kursi i fortë i kursimit sipas planit. Në Ministrinë e Mbrojtjes, në administratë ka pasur reduktime masive të vendeve të punës. Në të ardhmen nuk do të ketë më 240.000 ushtarë dhe punonjës civilë tek Bundeswehr-i. Numri i ushtarëve do të ulet në 180.000. Ministri i Mbrotjes i argumenton shkurtimet me ndryshimin e situatave kërcënuese: "Më realiste se mbrojtja e vendit sot mund shihen detyrat e ushtrisë në kapërcimin e krizave apo mbrojtjen në konfliktet që shpërthejnë në botë, përtej kufijve kombëtarë."

Gjermania pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe konfrontimit të dy blloqeve është e rrethuar sot "nga fuqi miqësore europiane", shprehet ministri gjerman. Kjo nuk do të thotë se është zhdukur rreziku për sigurinë: Sot ai gjendet tek rrjetet terroriste, shtetet në prag të shpërbërjes, armët e shfarosjes në masë apo luftërat civile. Qëllimi është që në një situatë të paparashikueshme përsa i përket politikës së sigurisë, Bundeswehr-i të jetë i përgatitur për të gjitha situatat, kështu përshkruan ministri gjerman i Mbrojtjes gjendjen. Tek detyrat e ushtrisë bëjnë pjesë edhe mbështetja në raste katastrofash, misionet kundër terrorizmit ndërkombëtar, evakuimi i qytetarëve gjermanë dhe misionet ndërkombëtare në kuadër të OKB-së apo misioneve të BE-së. Pikërisht ky profil kërkon ristrukturimin e ushtrisë gjermane.