1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Qiproja "parajsa" e kriminelëve në arrati

Spanja qe një vend i preferuar i kriminielëve në arrati nga Britania e Madhe, derisa autoritetet britanike filluan t’i ndiqnin edhe në “shtëpitë” e reja. Sot Qiproja quhet si “parajsa” e kriminelëve. Po dhe për sa kohë?

Bild 04 Zypern, Blick auf die Geisterstadt Famagusta, Stadtteil Verosha, Die Häuser wurden 1974 von der türkischen Armee bombadiert, sind seiher ungenutzt. Der Küstenstreifen war vor der Besetzung mondäner Badeort am Mittelmeer. Aufgenommen 12.09.2012, Foto: Bernd Riegert, Deutsche Welle

Bildergalerie Zypern

Në botën e krimit thuhet se nëse dikush të ndjek, atëherë ishulli mesdhetar i Qipros është vendi ideal për t'u fshehur. Diell, det, jetë nate, supermarkete britanike, gazeta ndërkombëtare dhe qendra argëtimi, kanë bërë që persona me precedentë penalë të zgjedhin këtë vend për t'u fshehur.

Por një edicion lajmesh javën e kaluar në një televizion lokal të ishullit e ka bërë jo të sigurtë qëndrimin për nëntë britanikë të shpallur në kërkim.

Jo më parajsë e sigurtë

Dora e fortë e ligjit tashmë ka rënë edhe në ishull dhe organizata britanike Crimestoppers (Ndaluesit e krimit) ka hapur një degë të saj në Nikosia. Së bashku me policë britanikë, ata kanë paraqitur fotografitë e tetë burrave dhe një gruaje, të cilët mendohet se jetojnë në mes të banorëve të Qipros.

Bild 10 Zypern Nikosia, Posten der Vereinten Nationen an der Demarkationslinie im südlichen Teil Nikosias. Der Posten sperrt eine Straße in der heruntergekommenen Altstadt Nikosias. Die Demarkationslinie besteht seit 1974. Aufgenommen 12.09.2012. Foto: Bernd Riegert, Deutsche Welle

Qiproja, jo më parajsë e sigurtë

"Organizata jonë ofron disa shërbime për qytetarët që kanë informacione për kriminelët. Këta njerëz telefonojnë në numrin tonë dhe ne garantojmë anonimitetin e tyre. Për shumë raste, kjo është mënyra e vetme që policia ka marrë një informacion,“ thotë për DW themeluesi i Crimestoppers, Lord Ashcroft.

Por tashmë gjithnjë edhe më shumë britanikë janë duke udhëtuar në vende si Spanja, Franca, Portugalia dhe Qipro, ndaj edhe për kriminelët po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të gjetur një vend për të ndërtuar “shtëpitë” e tyre, me shpresën se nuk do të përballen me atë që kanë bërë në të kaluarën.

Ajo që ka qenë dikur thjesht detyra e policëve lokalë, pra kërkimi i këtyre kriminlëve, ka ka marrë sot dimension evropian, thotë Lord Ashcroft.

"Kjo është nisma jonë e tretë në Evropë, sepse kemi hapur më parë degët tona në Spanjë dhe në Holandë. Në Spanjë për shembull kemi bërë apel për kapjen e 65 personave dhe 49 prej tyre kanë rënë në pranga. Pra në Spanjë një inisiativë e tillë ka rezultuar e suksesshme.”

Bashkëpunim i ngushtë

Schild auf Türkisch Türkische Republik Nordzypern in Nordzypern. Russland und seine Beziehungen zu Nikosia, Ankara und Nordzypern. Das Foto hat unser Korrespondent in Nikosia (Zypern) Vladimir Izotov im August 2012 gemacht.

Republika turke e Qipros së Veriut

Shumë nga ata që ndodhen në listën e të shpallurve në kërkim mendohet se fshihen në Republikën e Qipros, por disa të tjerë mund të kenë kaluar në Republikën e vetëshpallur turke të Qipros së Veriut që ka marrveshje ekstradimi vetëm më Turqinë dhe asnjë vend tjetër.

Në këtë mënyrë i ka shpëtuar drejtësisë për më shumë se dy dekada manjati Asil Nadir, i cili ndodhet në Qipron Veriore që prej vitit 1993. Për kreun e policisë se Qipros Michalis Papageorgiou, fushata e organizatës "Crimestoppers" është shumë e mirë dhe tregon se si duhet të funksinojë në veprime të përbashkëta edhe policia evropiane.

"Qëndrimi im ka qenë gjithmonë i njëjtë: krimininelët nuk njohin kufij dhe ata nuk kanë asnjë kufi sa i përket zbatimit të ligjit. Nëse ne nuk punojmë së bashku nuk mund të jemi shumë eficentë, por sërish jemi të gatshëm të bëjmë gjithëçka për të bërë ishullin tonë një vend të sigurtë.”

“Crimestoppers” shpreson gjithashtu të përfitojë edhe nga dëshira e banorëve të Qipros për ta bërë ishullin e tyre sa më të sigurtë që të jetë e mundur. Mick Laurie, i cili drejton organizatën “Crimestoppers”, thotë se një pjesë e madhe e 800 mijë banorëve të ishullit do të ndihmojnë organizatën.

"Ne mund të nxjerrim shumë përfundime nga eksperienca jonë në Spanjë ku janë arrestuar shumë kriminelë të arratisur atje. Informatat anonime kanë qenë kyçi i suksesit për shumë arestime. Pastaj në fund të fundit askush nuk do të donte të jetonte pranë një krimineli të rrezikshëm,” shprehet Laurie.