1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Qiproja drejt votimit për ribashkimin

Postblloqet ushtarake në kryeqytetin e vendit Nikosia mund t'i përkisnin prej kohësh së kaluarës.

Më mes të vitit 2016 në pjesën greke të Qipros zhvillohen zgjedhjet parlamentare, por ato mund të përdoren edhe për të votuar për ribashkimin. Që të ndodhë kjo po angazhohen shumë ndërmjetësues dhe aktivistë të paqes - për shembull për hapjen e kalimeve të reja kufitare për të lehtësuar jetën mes grekëve dhe turqve në ishull.

Udhëtimi ynë nëpër ishullin e ndarë fillon në fakt me një telefonatë: ajo vjen nga Mertkan Hamid nga Famagusta turko-qipriote. Turko-qiprioti 28-vjeçar është plot besim dhe dëshiron të na marrë në zonën e ndaluar ushtarake që ndan qipriotët turq dhe grekë nga njëri-tjetri për gati 42 vjet. Mertkan ka kontakte të mira me qeverinë qipriote të veriut dhe është gjithë gëzim: vetëm disa javë, dhe kjo zonë e shkretë do të mbushet me jetë. "Një kalim i ri do të bashkojë këtu njerëz dhe do ta bëjë jetën mes grekëve dhe turqve këtu më të lehtë, do të mundësojë miqësi të reja, do të krijojë paqe dhe mirëkuptim!" - thotë aktivisti i paqes.

Prej muajsh delegatë nga e Veriut dhe e Jugut i Qipros po negociojnë këtu për një kalim të ri kufitar. Megjithatë, deri më sot në periferi të plazhit të Famagustës sundon ushtria turke dhe ajo kontrollon rrugën që lidh me jugun. Prandaj Mertkani na këshillon të jemi të kujdesshëm - sepse ende filmimet janë të ndaluara - për sa kohë postblloku ushtarak vazhdon të ekzistojë. Duke u kthyer nga Famagusta Mertkan ndalet dhe tek Sadiku dhe tek nëna e tij. Duke pirë kafe ata ëndërrojnë për një të ardhme të ndritur, dhe shpresojnë për biznese të mira. Turku i ri mezi po pret që të hapë këtu për vizitorët e ardhshëm nga pjesa greke një dyqan ambulant.

Drejtpërdrejt përballë qyteti i ndaluar! Kështu quhet këtu ish-pjesa greko-qipriote e Famagustës. Në vitin 1974 të gjithë banorët u larguan pas ardhjes së trupave turke. Deri më sot edhe këtu e gjitha zona është e ndaluar - edhe për ne. Ne sillemi me kujdes. Por megjithatë na arrestojnë disa minuta më vonë dhe merremi për orë të tëra në pyetje nga ushtria turke. "Në Qipron e Veriut mund të përfundosh në burg për shkak të regjistrimeve të tilla filmike: për shkak se fotografon një qytet të braktisur prej 40 vjetësh, ku vetëm gjarpërinjtë dhe minjtë të jetojnë! Për këtë ndëshkohesh ti - por jo ata që janë përgjegjës për këtë situatë absurde!" - thotë Hamid Mertkani.

Ndalesa tjetër është Pyla, fshati i vetëm në Qipro, ku jetojnë grekë dhe turq, të krishterë dhe myslimanë për katër dekada në mënyrë paqësore së bashku - nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara! Ne takohemi me kryetarin e fshatit Necdet Ermetal. Në verë në pjesën greke të Qipros do të zgjidhet një parlamenti i ri. Si janë shanset për një Qipro e bashkuar pa kufij dhe barriera, për një postbllok, si pikë e lirë kalimi?! "Nëse flet me grekët, të thonë: administrata, siguria, të drejtat e pronës - të gjithë këto nuk janë ende të qarta. Si mund ta bësh tani këtë brenda tre muajsh?" - thotë kryetari turk i fshatit.

Edhe në Pyla ballafaqohemi me barrën e së kaluarës: me frikën e dëbimit që nga koha e Luftës Civile. Mosbesimi i madh dhe kufijtë janë kudo të pranishëm - edhe në mendjet e njerëzve.

Postblloqet ushtarake në kryeqytetin e vendit Nikosia mund t'i përkisnin prej kohësh së kaluarës. Në mënyrë unikale në Evropë këtu pjesa greke nga ajo turke e qytetit ndahen me mure dhe thasë me rërë. 42 vjet pas Luftës Civile kjo është absurde, mendon një greko-qipriot, i cili megjithatë beson me forcë për ribashkimin e dy pjesëve të ishullit.

"Ne kemi nevojë për vullnet politik, guxim, përkushtim dhe udhëheqjen e duhur. Të dy udhëheqësit e grupeve etnike në ishull, duan të angazhohen pë këtë. Kjo është arsyeja pse mua më duket se ky është një moment i favorshëm për ribashkimin, të cilin nuk duhet të lëmë të na ikë, si në të kaluarën." - thotë 4:26 Harry Tzimitras, drejtor i Qendrës së Paqes Nikosia

Edhe Hamid Merkten është optimist: "Ne kemi këtu në Qipro e Veriut një president i cili beson në këtë qytet dhe në kufijtë e hapur. Ne kemi në jug të Qipros një president që bën çdo gjë që pas krizës së rëndë euros i gjithë ishulli të rimëkëmbet ekonomikisht. Këto janë kushtet më të mira që vendkalimi ynë kufitar të hapet, dhe që jeta nga të dyja anët të përmirësohet ndjeshëm."