1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qeverisje dhe opozitë - Të Gjelbrit synojnë të arrijnë rezultat dy shifror në zgjedhje

Garës për zgjedhjet parlamentare në Gjermani që zhvillohen të dielën e ardhshme po i afrohet fundit. Rezultati i tyre mbetet i hapur. Partia më e vogël opozitare, Të Gjelbrit, synon të arrijë një rezultat dy shifror.

Krista Sager, zëvendëskryetare e fraksionit të Të gjelbërve në parlament prezanton kandidatët.

Sipas anketave të fundit parashikohet që Të Gjelbrit të fitojnë 10 per qind të votave në zgjedhje.

Sipas anketimit të fundit parazgjedhor, parashikohet që Të Gjelbrit të fitojnë 10 per qind, pra dy pikë përqind më shumë se në zgjedhjet e mëparshme. Asokohe kandidati kryesor i tyre ishte ish-ministri i jashtëm Joshka Fischer, këtë radhë ata kanë dalë me dy kandidatë njëkohësisht: ish ministrja e bujqësisë, Renate Kynast, dhe ish/ministri i Mjedisit, Jyrgen Trittin. na njeh më hollësisht me ta.

Renate Künast.

Ç'do të bëjnë mbas 27 shtatorit, këtë do ta vendosin kur të ketë ardhur koha.

"Qeveria i hedh miliardat si t'i teket, pa kurrfarë sistemi," thotë Kynast, duke pasur parasysh paketat e shtrenjta për nxitjen e koniunkturave në kohën e krizës. "S'e kush do t 'i paguajë të gjitha këto, askush nuk e di!", ankohet ish- ministrja e bujqësisë.

Krejt ndryshe është kandidati tjetër kryesor i "Të Gjelbërve". Jyrgen Trittin, të jep përshtypjen se nuk e prish qetësinë, edhe sikur aty pranë të përmbytet bota. I përqëndruar, ish-ministri i ambientit i bën analizën shkatërruese politikës energjetike të qeverisë federale. Në kohën e qeverisjes së Shrëderit, Trittini pat filluar ta nxirrte vendin nga energjia atomike, duke u fokusuar më shumë tek mbrojtja e klimës. Kur flitet për kompetenca në fushën e ekologjisë, edhe 55 vjeçari Trittin, di ta ngrejë zërin. "Vetëm ekologjia të shpëton nga kriza, por për këtë duhet ta njohësh politikën ekonomike ekologjiste. E në këtë pikë të gjitha partitë e tjera akoma nuk kanë dalë nga veza."

Duel televiziv Vestervelle, Tritin, Lafontaine.

Partnerët e preferuar të Të gjelbërve janë socialdemokratët, por mbas dështimit të tyre në zgjedhjet për parlamentin e Evropës shanset për një koalicion me ta janë zvogëluar shumë.

Këmbëngulës deri në kokëfortësi, gjuhë-mprehtë, por i qetë, Trittini përfaqëson në Bundestag qëndrimin e Të Gjelbërve. Si zëvendëskryetar i grupit parlamentar, ai merret kryesisht me çështjet e politikës së jashtme. Qeverisje dhe opozitë si Trittin-i ashtu edhe Kynast-i dinë t'i bëjnë të dyja. Dhe ata kuptohen mirë me njëri-tjetrin, megjithëse nuk janë miq.

Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2005, "Të Gjelbrit" nuk kishin nevojë të kërkonin një kandidat, sepse ky ishte Joshka Fischer, ish-ministri i jashtëm që gëzonte një popullaritet të padiskutueshëm. Mbas dorëheqjes së tij, "Të Gjelbrit" iu kthyen sërish modelit të tyre të vjetër të kreut të dyfishtë. Për zgjedhjet për parlamentin federal 2009 baza e partisë ishte unike: Kynast dhe Trittin u zgjodhën me një rezultat përrallor prej më shumë se 90 për qind. Ata kanë grupe të ndryshme zgjedhësish nga pas: Ndërsa Trittin-i shkon më mirë me të majtët, Künast -i ka më shumë sukses tek borgjezia ekologjiste.

Rezultati i mirë në zgjedhjet evropiane i forcoi "Të Gjelbrit". Me 12 përqind të votave partia më e vogël opozitare në Bundestag, doli më mirë se liberalët dhe të majtët. Edhe për zgjedhjet federale synimi i tyre është që të arrijnë vendin e tretë mbas CDU/CSU -së dhe SPD-së. "Rezultati i zgjedhjeve nuk është vendosur akoma. Kush mendon se të konservatorët dhe liberalët do të fitojnë shumicën e votave, ai gabohet. Ju të liberalëve, nuk keni fituar as ato vota që ka humbur CDU dhe CSU".

Jyrgen Trittin.

Vetëm ekologjia të shpëton nga kriza, thotë Jyrgen Trittin.

Me investime në mbrojtjen e klimës, energjinë e ripërtërishme dhe sektorin e arsimit, "Të Gjelbrit" synojnë të hapin mbi një milionë vende të reja pune. Partnerët e tyre të preferuar janë socialdemokratët, por mbas dështimit të tyre në zgjedhjet për parlamentin e Evropës shanset për një koalicion me ta janë zvogëluar shumë. Ajo çka mbetet është i ashtuquajturi koalicioni "semafor": një koalicion i socialdemokratëve (të kuqtë) me Të Gjelbrit dhe liberalët (të verdhët). Këtë opsion të hapur të Künast -it, baza deri tani e ka pritur me rebelim. Edhe një bashkëpunim me të zinjtë (CDU/CSU) diskutohet herë pas here, por ai ka shumë pak shanse të realizohet për shkak të ndryshimeve të mëdha programatike: CDU -ja kërkon energjinë atomike, Të Gjelbrit janë kategorikisht kundër. Kjo është vetëm njëra nga kontradiktat. Negociatat e koalicionit me CDU-në? Besoj se do të jetë një takim shumë i shkurtër, komenton thatë Trittin.

Pra, të dy kandidatët kryesorë në radhë të parë luftojnë për përmbajtje të gjelbra dhe për një rezultat dy-shifror, se ç'do të bëjnë mbas 27 shtatorit, këtë do ta vendosin kur të ketë ardhur koha.

Autor : Nina Werkhäuser / Anila Shuka

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 21.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JlWY
  • Data 21.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JlWY