1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Qeveria turke mban përgjegjësi për fatkeqësinë?

Rritet zhgënjimi ndaj qeverisë pas fatkeqësisë në Soma. Turqit përdoin në masë rrjetet sociale për të shprehur indinjatën. Janë paralajëruar edhe protesta dmasive.

Si pasojë e fatkeqësisë së tmerrshme në minierën e qytetit turk Soma, deri tani kanë humbur jetën më shumë se 240 minatorë, bën të ditur ministri i Energjetikës, Taner Yildiz. Qindra të tjerë ndodhen ende të bllokuar në minierë. Shpresat se e ka të mbijetuar po zbehen.

Njerëzit në Turqi janë të tronditur dhe të pikëlluar thellë. Familjarët nuk e dinë se çfarë po ndodh me të dashurit e tyre në minierë dhe janë të indinjuar. Rrjetet sociale shërbejnë si mjet për të shfryrë mllefin. Kritikat ndaj qeverisë turke dhe partisë në pushtet AKP janë shtuar. Qeveria nuk po kujdeset sa duhet për sigurinë e punëtorëve, thuhet. Ajo është e interesuar vetëm për të përfituar duke kursyer në vende të gabuara.

Populli i pakënaqur

Se kush po vuan për viktimat e qytetit Soma mund të shihet edhe në Facebook, Twitter, Instagram dhe Co. sepse ato çdo minutë i ndërrojnë fotografitë në profilet e tyre. Ndërkohë shumë prej tyre janë me të zeza. "Zoti ju ndihmoftë", shkruan një përdorues në Facebook. Në Instagram thuhet se qeveria turke po paguan shumë keq minatorët. Në një fotograi, që tregon hyrjen në një minierë thuhet: "A do të futeshe edhe ti për pesë lira në orë (rreth 1,70 euro) në këtë minierë dhe të rrezikosh jetën?"

Nën moton Hashtag #KazaDegilCinayet, që do të thotë "Nuk është fatkeqësi por vrasje", përdoruesit e rrjeteve sociale sulmojnë firmën Soma Holding. "Soma është një vrasës", shkruan njëri në Tweet. "Me çfarë rregulla të sigurisë mund të futen 800 minatorë njëkohësisht në minierë?", kritikon një përdorues tjetër i rrjeteve sociale. "Masakra në Soma", shkruhet në një tweet tjetër. Edhe sindikatat turke DISK dhe KESK po i përdorin rrjetet sociale për të mobilizuar popullin. Nën moton "Nuk është ndonjë fatkeqësi në punë, por vrasje", është bërë ftesë për protesta dhe demonstrata masive për ditën e enjte (15.05.2014). Popullit i bëhet thirrje që të dal në rrugë me rroba të zeza. Edhe në punë duhet të shkojnë me rroba të zeza, ose të venë në dritare gjëra me ngjyrë të zezë. Kryetari i sindikatës së majtë DISK, Kani Beko, thotë se fjala nuk është për fatkeqësi por për "masakër". Fjala është vetëm për përpjekje për fitim dhe asgjë tjetër.

Mediat turke kritikojnë qeverinë

Në një artikull të gazetës majtiste "Cumhuriyet", partia në pushtet AKP kritikohet se e ka refuzuar një propozim të partisë opozitare CHP për inspektimin e minierës në Soma. Gjatë seancës Partia e Lëvizjes Nacionaliste ka prezantuar edhe statistikat e fatkeqësive në Soma. Murat Yetkin, kolumnisti i gazetës "Hürriyet Daily News", kritikon vendimin e qeverisë turke me fjalët "Qeveria po i injoron paralajmërimet, ndërsa minatorët e paguajnë me jetë". Edhe televizioni turk CNN Türk e bën përgjegjëse qeverinë për gjendjen. Deputeti i CHP Özgür Özel pohon, se qeveria i ka injoruar rreziqet në minierën Soma. "Ka qenë shumë e qartë se mund të arrihej deri te kjo katastrofë", thotë Özel për CNN Türk.

Gazeta proqeveritare "Sabah" fokusohet tek raportimi dhe deklaratat zyrtare të Ministrisë së Punës, e cila distancohet nga kritikat për sigurinë në këtë minierë. "Shpresojmë se vëllezërit tanë do të shpëtohen të gjallë", thuhet në kumtesën zyrtare të Ministrisë, citon gazeta "Sabah".

Ndërsa një artilkull në gazetën bulevardeske "Hürriyet" mban titullin: "Turqia është një varrezë e minatorëve“. Gazeta sjell edhe të dhënat për 13 fatkeqësitë më të mëdha në Turqi, prej vitit 1983 deri më sot. Në artikull thuhet se në Turqi ndodh numri më i madh i fatkeqësive industriale në Evropë. Gazeta "Habertürk" ka bërë publike edhe të dhënat për demonstratat e ardhshme dhe vendet ku do të mbahen ato në 21 qytete të ndryshme të Turqisë.