1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Qeveria spanjolle paraqet paketë të re reformash

Paketa përmban krijimin e një inspektorati të pavarur për taksat, kufizime për ata që dalin në pension të parakohëshëm, reformimin e autoriteteve shtetërore dhe liberalizimin e sektorëve të energjisë e telekomunikacionit

BE ka premtuar deri në 100 miliardë euro për bankat e falimentuara të Spanjës. Tani po bëhen të qarta shifrat se sa të holla janë të nevojshme vërtetë. Spanja refuzon ende të bëjë kërkesë për ndihma për buxhetin e përgjithshëm të shtetit. Por për shpëtim direkt nga ESM ende mungojnë parakushtet. Nuk ka as ESM, as ndonjë autoritet tjetër qendror të mbikëqyrjes bankare evropiane, sikurse kishte bërë thirrje samiti i BE-së në qershor. Me mbikëqyrjen bankare llogaritet më së hershmi në janar.

Paketë e re reformash

Qeveria spanjolle ka paraqitur në luftë kundër krizës së borxheve një paketë të re reformash. Në prezantimin e projektbuxhetit ajo njoftoi të enjten (27.09) krijimin e një Inspektorati të pavarur për taksat dhe kufizime për ata që dalin në pension të parakohëshëm.

Me këtë të fundit qeveria nuk mban një nga premtimet zgjedhore. Përveç kësaj do të reformohen autoritetet shtetërore dhe do të liberalizohen më tej sektorë ekonomikë të tillë si energjia dhe shërbimet e telekomunikacionit.

Fokusi i buxhetit 2013 përqëndrohet për këtë arsye tek shkurtimet dhe jo tek rritja e taksave. Prej shkrutimeve do të preket veçanërisht sektori social. Spanjollët shprehën ditët e fundit pakënaqësinë e tyre me protesta kundër barrës së re që sjellin me vete masat e kursimit.

Klientët po tërheqin nga bankat gjithnjë e më shumë para

Protesters take part in a demonstration organized by Spain's 'indignant' protesters on September 26, 2012 in Madrid, a day after a mass protest in which police beat and fired rubber bullets at demonstrators. Spain's borrowing costs crept back up to danger levels and the stock market plunged, spooked by the spectre of a full bailout and deeper economic suffering. AFP PHOTO / DOMINIQUE FAGET (Photo credit should read DOMINIQUE FAGET/AFP/GettyImages)

Protesta në Spanjë

Ndërkohë Spanja po zhytet gjithnjë e më shumë në vorbullën e krizës së borxheve. Politika e kursimit e qeverisë në Madrid nuk nxori vetëm protestuesit në rrugë dhe shkaktoi trazira në tregjet financiare.

Pa zhurmë dhe përtej titujve të gazatave në vend vihet re një zhvillim i mëtejshëm, i cili nga ekspertët vlerësohet si mjaft i rrezikshëm: për shkak të krizës së borxheve klientët janë duke tërhequr nga bankat gjithnjë e më shumë para.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore Evropiane klientët privatë dhe kompanitë kanë tërhequr gjatë muajit gusht nga llogaritë e tyre edhe 17,2 miliardë euro. Në to sot ka vetëm rreth 1.492 bilionë euro.

Ky zhvillim do të thotë se tendenca e vënë re tashmë që muajt e fundit, po vazhdon dhe spanjollët po tërheqin vazhdimisht para nga llogaritë bankare. Veçanërisht e madhe ka qenë kjo prirje në korrik. Në një kohë kur kriza e borxhit të euros dukej se po acarohej jashtë mase, depozitat në bankat spanjolle u zvogëluan me rreth 74 miliardë euro.