1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Qeveria siriane deklaroi se do të ndërmarrë reforma

Ndërsa forcat e rendit në Siri vazhdojnë të jenë të gatshme për dhunë, qeveria deklaroi se do të ndërmarrë reforma. Për demonstruesit që kërkojnë dorëheqjen e presidentit al-Assad kjo nuk është zgjidhje.

default

Do të ndërmerren ndryshime të gjëra, tha të dielën (1.5.) kryeminstri Adel Safar. Ato do të prekin aparatin e forcave të rendit, atë të drejtësisë dhe sistemin politik. Ekonomia do të bëhet më fleksible; do të nxiten më me forcë firmat private në mënyrë që të krijohen vende të reja pune. Përpjekjet e viteve të kaluara për ta reformuar sistemin ekonomik të Sirisë, i cili ka ende gjurmë të socializmit nuk kanë sjellë shumë arritje.

Me përpunimin e hollësive do të merren disa komisione. Kryeministri nuk bëri të dhëna më konkrete. Në radhë të parë nuk është e qartë nëse dhe deri në ç'masë do të pranohen kërkesat e demonstruesve për liri të së drejtës së mendimit, të mbledhjes dhe të demonstrimit si dhe praktikisht të fundit të sundimit monist të partisë Baath.

"Njerëzit duan liri, liri të shprehjes së mendimit – njerëzit duan të jetojnë. Siria është e pjekur për ndryshimin.“ - thotë një aktivist për të drejtat e njeriut.

Lëvizja e protestës nuk do të kënaqet me shpalljen e reformave, sepse premtimet nga Damasku janë në kundërshtim me mënyrën brutale të sjelljes së forcave të rendit ndaj demonstruesve dhe banorëve në zonat e protestave në Daraa, Lattakia, Banias, Homs.

Edhe pse gjendja e jashtëzakonshme është hequr nga fuqia, vazhdojnë arrestimet dhe prania e forcave të sigurisë është e madhe, tregon një dëshmitar ukular.

Mediet shtetërore në Siri vazhdojnë t'i interpretojnë revoltat si komplot të drejtuar nga jashtë. Ata që tërheqin fijet në prapaskenë janë në Izrael dhe SHBA dhe demonstruesit janë banditë, kriminelë dhe ekstremistë.

Që prej fillimit të trazirave në Siri më 18. mars janë vrarë rreth 500 civilë. Të vrarë dhe të plagosur duhet të ketë edhe në radhët e forcave të rendit. Me saktësi nuk mund të thuhet gjë, sepse gazetarët e huaj nuk lejohet të hyjnë në vend.

Autor: Felix de Cuveland / Pandeli Pani

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 02.05.2011
  • Fjalët kyç Siri
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/117Jr
  • Data 02.05.2011
  • Fjalët kyç Siri
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/117Jr