1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qeveria Rama denoncon për korrupsion “peshq të mëdhenj”

Çmontimi i kulturës së pandëshkueshmërisë kërkon gjyqësor të pakorruptuar.

Në indeksin e sapopublikuar të Transparency International (TI) për dy vitet e fundit, 2011- 2012, Shqipëria vendoset në atë që njihet si “zona e kuqe”. Në këtë zonë ndodhen ato vende ku niveli i korrupsionit është alarmant për nga niveli i tij i lartë. Në zonën e kuqe Shqipëria ndodhet pasi indeksi i korrupsionit në dy vitet e fundit, 2011 -2012, u përkeqësua duke humbur tre pozicione dhe kaluar nga vendii 113 në 116. Shqipëria në indeksion e TI paraqitet më e korruptuar se Kosova, që zë vendin e 111-të . Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë, thotë për DW se në themel të këtij përkeqësimi qëndrojnë disa arsye reale, konkrete.

Aleksander Cipa Medien Analyst

Aleksander Çipa

Humbja e tre pozicioneve në dy vitet e fundit në indeksin botëror TI lidhur me perceptimin e korrupsionit ka të bëjë me nënshtrimin e shoqërisë shqiptare përballë kulturës së pandëshkueshmërisë. Arsye tjetër është që palët politike në Shqipëri kanë akuzuar njëra tjetrën për kapjen e shtetit sa herë kanë shkëmbyer rolet në pozicionin qeverisës. Kjo dukuri u bë flagrante pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, kur policia e shtetit refuzoi të zbatonte urdhërin e Prokurorisë dhe kur politikanët e nivelit të lartë i fituan proceset gjyqësore për ato ngjarje me afatet proceduriale apo rrëzim të ekspertizës ndërkombëtare pa lënë këtu mënjanë aplikimin e selektuar të luftës ndaj të korruptuarve” thotë Aleksandër Çipa

Lutfi Dervishi, opinionist i pavarur, mendon se në ketë përkeqësim të perceptimit të korrupsionit në Shqipëri ka ndikuar krahas kulturës së pandëshkueshmërisë edhe korruptimi i politikës.

“ Ka shumë fjalë dhe pak vepra, mungojnë denoncimet e rasteve kur korrupsionin e kryejne nëpunës të lartë të administratës publike ose të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj. Publiku mund të rifitojë besimin për rezultate në këtë luftë nëse do të ketë një qasje të re, moderne, përmes një një sistemi kompleks,të integruar që do të krijojë një terren jo pjellor për korrupsionin, duke patur në zemër të këtij sistemi një drejtësi profesionistësh, të pavarur nga politika dhe sidomos një gjyqësor të pavarur. Këtu lypsen reforma të thella dhe jo aksione sporadike. Vazhdojmë të jemi në një situatë kur policia e shtetit realizon aksione spektakolare kurse gjykatat lirojnë ata që policia arreston si të korruptuar” thotë për DW Lutfi Dervishi.

Lutfi Dervishi

Lutfi Dervishi

Qeveria – kurajo denoncuese më të madhe se paraardhëset e saj

Lufta kundër korrupsionit ka qënë kali i betejave elektorale të qeverive në Shqipëri, të paktën të pas vitit 2000. Por asnjëra prej tyre nuk ia doli mbanë të çojë para drejtësisë zyrtarë dhe politikanë të lartë të përfolur për korrupsion. Ligjet e mira mbeten ne letër. Publiku humbet nga dita në ditë besimin për zhdukjen e korrupsionit dhe e ushqen vetë atë përmes zarfash me para nën dorë për të marrë shërbime në sektorin publik. Ivan Koedjikov, kryetar i Departamentit të Veprimit kundër krimit dhe korrupsionit në Këshillin e Europës, organizatë që ofron Shqipërisë asistencë teknike në këtë drejtim, thotë për DW:

Për sa kohë mjetet ekzistuese ligjore dhe zbatimi i ligjit nuk përdoren, apo përdoren vetëm në mënyrë selektive, publiku shqiptar mbetet skeptik. Perceptimi i tij se "Të gjithë bëjnë korrupsion, askush nuk ndëshkohet" ose "Të gjithë bëjnë korrupsionin, vetëm të vegjlit ndëshkohen”, duhet të zëvendësohet me "Korrupsioni nuk paguan" dhe "Korrupsioni është një gjë e keqe, prandaj as e bëj, as e toleroj”

Zhvillimet e muajve të parë të qeverisë Rama janë inkurajuese për të ndryshuar perceptimin skeptik të publikut, thotë analisti Aleksandër Çipa

Ivan Koedjikov Aktion gegen Verbrechen Konzil Europa

Ivan Koedjikov

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli dorësoi mbrëmë në Prokurori një kallëzim penal për parardhësin e saj, ish ministrin e Mbrojtjes Arben Imami për shpërdorim detyre, shpërdorim të fondeve publike dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tender dhe ankande publike. Në fakt, kurajoja denoncuese e qeverisë Rama është më e larta në krahasim me qeveritë e mëparshme . Në këta muaj të fundit janë denoncuar kryebashkiakë, gjyqtarë, prokurorë dhe tani një ish ministër. Mendoj që është reflektim i angazhimit të qeverisë së kryeministrit Rama që goditja e korrupsionit të sjellë para drejtësisë ” peshq të mëdhenj” . Indeksi i ardhshëm i Transparency International do ta rendisë Shqipërinë në një pozicion më të mirë se i tanishmi” thotë Çipa .

Shqipëria e sotme ka nevojë për mëvetësi institucionale

Ajo që shfaqet në muajt e parë të qeverisë Rama lidhur me luftën kundër korrupsionit është fakti që denoncimet për zyrtarë të lartë në sektorin publik, të drejtësisë apo të zgjedhurit në pushtetin lokal vijnë nga politika apo maxhoranca qeverisëse.

“Në këtë rast ato kanë gjasa të marrin konotacione propagandistike. Shqipëria e sotme ka nevojë për mëvetësi institucionale brenda sistemit të drejtësise nga njëra anë, dhe mes institucioneve që japin drejtësi, nga ana tjetër. Në një shtet ligjor nuk pritet që deklaratat akuzuese të kryeministrit të vënë në lëvizje prokurorinë dhe aq më keq gjykatat. Është e domosdishme që lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet të bëhet nga institucionet. Prokuroria, Kontrolli i Lartë i Shtetit , Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive të kryejnë detyrat investigative për asetet dhe pasuritë e ish nënpunëse të lartë publike dhe e atyre që janë tani” thotë për DW, Aleksandër Çipa.

Rezultatet e qëndrueshme dhe të konsoliduara në luftën kundër korrupsioniut janë kusht i BE që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim këtë muaj, kur pritet të mblidhet Këshilli Europian i BE.