1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Qeveria në Çeki jep dorëheqjen

Pas akuzave për mashtrim tatimor ndaj ministrit të Financave dorëhiqet qeveria çeke.

Gjashtë muaj para kalimit të mandatit dhe të zgjedhjeve të reja parlamentare qeveria e koalicionit në Çeki dha sot dorëheqjen. Si arsye është një mosmarrëveshje midis kryeministrit çek Bohuslav Sobotka dhe ministrit të Financave Andrej Babis.

Ky i fundit akuzohet për mashtrim tatimor. Në lidhje me këtë akuzë kanë filluar hetimet nga autoritete tatimore dhe nga policia e shtetit. Andrej Babis është kryetar i Partisë Liberale ANO.

Me këtë hap kryeministri deshi të hapë rrugën për të mundësuar zgjidhjen e krizës politike. Këtë e deklaroi Bohuslav Sobotka për mediat e vendit. Fjalën e fundit për pranimin e tërheqjes së qeveris e ka Presidenti i shtetit Milos Zeman.

Zgjedhjet e ardhëshme janë caktuar tanimë për datat 20 dhe 21 tetor.