1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Qeveria kroate i bindet Brukselit për ekstradimin e kriminelëve

Nga presioni i Brukselit Kroacia tani po tërhiqet. Zagrebi do ta ndryshojë ligjin, që mbron kriminelët ekstradimi në vende të tjera. Si në rastin e ish punonjësit të shërbimit sekret Perkovic, që kërkohet në Gjermani.

Qeveria kroate është e detyruar të lëshojë pe në grindjen me komisionin e BE për kohën e aplikimit të urdhërarrestit evropian. Komisioni i BE ka marrë për këtë premtimin e kryeministrit Zoran Milanovic, dhe të ministrit të Drejtësisë Orsat Miljenic. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e komisioneres së BE për drejtësinë Viviane Reading të mërkurën në Bruksel. Ajo bëri të ditur se ministri kroat Miljenic i ka siguruar komisioneres Reding përmes një letre të datës 26 gusht, se do ta ndryshojë ligjin kroat për zbatimin e urdhërarrestit evropian. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe kryeministri Milanovic në bisedë me presidentin e Komisionit Barroso.

epa03691626 Viviane Reding, Vice-President of the European Commisssion in charge of Justice, Fundamental Rights and Citizenship gives a press conference on a proposal of 12 new actions to boost citizens' rights, at the European Commission headquarters, Brussels, Belgium, 08 May 2013. Report states the 2013 EU Citizenship Report sets out 12 concrete ways to help Europeans make better use of their EU rights, from looking for a job in another EU country to ensuring stronger participation in the democratic life of the Union. EPA/JULIEN WARNAND

Komisionerja e BE për Drejtësinë Viviane Reding kërkon zbatimin e ligjit të ndryshuar

"BE e përshëndet këtë hap, por ai do të kontaktojë me Kroacinë për të siguruar, që ndryshimet e ligjit do të realizohen së shpejti", tha zëdhënësja. Përndryshe nëse Kroacia nuk e pranon krejtësisht ligjin e BE për urdhërarrestet, kundër saj mund të vendosen sanksione. Sanksionet e Komisionit në këtë rast përgatiten në bazë nenit 39 të marrëveshjes për pranim në BE. Edhe sistemi i drejtësisë në Kroaci mund të vihet nën vëzhgim, si në rastin e Rumanisë dhe Bullgarisë.

Në një letër dërguar ministrit të Drejtësisë me 29 korrik Reding tërhoqi vërejtjen se Kroacia nuk ka të drejtë ta kufizojë ushtrimin e udhërarrestit evropian në ato krime, që janë bërë pas 7 gushtit 2002, sepse marrëveshja për pranim e Kroacisë nuk e përmban këtë kufizim. Prandaj vendosja e këtij afati kohor nga parlamenti kroat me 28 qershor, tri ditë para pranimit në BE, përbën një shkelje të ligjit evropian. Reding kërkonte nga qeveria në Zagreb, që ligji kroat të përshtatej me atë të BE deri me 23 gusht, por Kroacia e la të kalojë afatin.

Brukseli kërkon dorëzimin e kriminelëve kroatë, që kërkohen në vende të BE

Ish oficeri i shërbimit sekret Josip Perkovic

Ish oficeri i shërbimit të fshehtë Josip Perkovic

Ndër ta bën pjesë edhe ish oficeri i shërbimit sekret Josip Perkovic, që kërkohet në Gjermani për vrasjen e disidentit Stjepan Djurekovic në vitin 1983. Kroacia e mbron agjentin prominent të shërbimit të fshehtë. Siç shkruan gazeta FAZ nga vitet 1960 deri 1989 shërbimi sekret jugosllav, Udba, vrau 65 kroatë në mërgim. Veçanërisht aktivë vrasësit e Titos kanë qenë në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë në Gjermani, viktimë e të cilëve kanë rënë 22 kroatë. Asnjë nga këto vrasje nuk është dënuar në Kroaci, dhe drejtësia kroate nuk ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet gjermane. Në vitin 2008 Bernd von Heintschel Heinegg, kryetari i gjykatës së lartë në Mynih, akuzoi presidentin e atëhershëm Stjepan Mesic për përzierje në procesin për vrasjen e disidentit kroat Stjepan Djurekovic, për të cilin akuzohet Perkovic. Mesic duhej t'u kishte bërë presion dy dëshmitarëve, që jetojnë në Kroaci. Mesic e kundërshtoi akuzën. Shumë ish agjentë të Udb-së janë pranuar në shërbimet e fshehta dhe informative të Kroacisë së pavarur. Krimet e komunistëve vazhdojnë të mohohen, relativizohen apo justifikohen si "antifashiste", shkruan gazeta FAZ.