1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Qeveria komuniste ka zbuluar mesa duket një shans në tragjedi

Shtypi gjerman i ditës mbi situatën në Kinë dhe konfliktin me Tibetin

Dujiangyan i tronditur nga tërmeti

Dujiangyan i tronditur nga tërmeti

"Der Tagesspiegel" e Berlinit komenton situatën në Kinë pas tërmetit. "Qeveria komuniste ka zbuluar mesa duket një shans në tragjedi. Ngjarja e trishtueshme i ofron Kinës mundësinë që në planin e politikës botërore të dalë nga roli defensiv i javëve dhe muajve të shkuar. Që prej trazirave në Tibet dhe reagimit të saj të ashpër ushtarak Kina ndodhej në bankën e të akuzuarve nga bashkësia ndërkombëtare. Që prej ditës së hënë Kinën dhe pjesën tjetër të botës i bashkon interesi i përbashkët për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish në Sizhuan dhe për të siguruar përkujdesjen për të mbijetuarit. Pikërisht një tërmet ka reduktuar disi hendekun e thellë mes bashkësisë ndërkombëtare dhe Kinës."

Ndërsa "Die Zeit" tërheq vëmendjen se ka ardhur koha për një zgjidhje në konfliktin e Tibetit:"Për tibetianët ka ardhur koha për një kompromis strategjik. Elementet qëndrorë të tij janë të qartë: nga njëra anë Kina duhet të njohë autonominë fetare të tibetianëve dhe Dalai Lamën e rikthyer si kreun fetar të tyre. Nga ana tjetër Dalai Lama dhe të gjitha sektet e tjera përreth tij duhet të pranojnë vlefshmërinë edhe për Tibetin të qeverisë dhe ligjeve të Kinës. Megjithatë situata e nxehtë aktuale të bën të mendosh se një veprim i tillë logjik është ende shumë larg."

Nga " General Anzeiger" që del në Bonn shkëpusim nga komenti mbi garën elektorale të demokratëve në SHBA: "Obama thjesht nuk arrin të depërtojë deri tek një pjesë e bazës demokratike. Ky fakt duket se nuk ndryshon edhe pse tanimë është thuajse e sigurtë se do të jetë ai kandidati demokrat për presidentin kundër republikanit McCain. Punëtorët dhe sindikalistët, grupet e popullsisë me të ardhura të ulëta, ata me arsim të ulët, katolikët dhe zgjedhësit e moshuar - janë grupe të mëdha elektorale të domosdoshëm për fitoren përfundimtare tek të cilët Obama vazhdon të ketë rezultate të këqija. Nëse dëshëron të fitojë zgjedhjet në nëntor duhet patjetër t'i lindë ndonjë ide."

  • Data 15.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E0BP
  • Data 15.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E0BP