1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Qeveria greke përgënjështroi kthimin te drahmia

Ekonomia greke pagoi më shtrenjtë se çdo vend tjetër spekulimet për Hungarinë. Bursa e saj shënoi rënie të lirë 5.45% dhe qeveria u detyrua të përgënjeshtrojë kategorikisht kthimin te drahmia

default

Megjithëse spekulimet financiare kësaj rradhe lidheshin me Hungarinë, haraçin më të madh të tyre e pagoi përsëri Greqia. Përkundër humbjeve të vogla të bursave evropiane në mesin e një klime pasigurie për ecurinë e euros, Bursa e Athinës shënoi rënie të madhe prej 5.45 %, duke u kthyer në nivelin e 12 viteve më parë. Me bursën në rënie të lirë dhe ekonominë në recesion të thellë u ricikluan skenarët e falimentimit të vendit dhe kthimit të tij te drahmia. “Përgënjeshtrojmë në mënyrë kategorike gjithë këto skenare fantaziste, cilido qoftë burimi i tyre”, deklaroi nga ana e tij zëdhenësi i qeverisë, Jorgos Petallotis, për të shtuar se “nuk bëhet fjalë për falimentim dhe kthim të drahmia”. Zëdhenësi grek foli për “ulje të defiçitit dhe shtim të ardhurash” dhe vlerësoi zbatimin e programit si “alternativën e sigurt për daljen nga kriza”. Javën e kaluar kreu i Komisionit Monetar Ndërkombëtar të FMN-së Zoussef Boutros-Ghali kishte shprehur dyshimin në aftësinë e Greqisë për zbatimin e reformave në shkëmbim të ndihmës së ofruar prej 110 miliardë euro.

Autor: Niko Anagnosti

Redaktoi:Angjelina Verbica

  • Data 08.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NkY0
  • Data 08.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NkY0