1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qeveria gjermane: Zgjedhjet komunale serbe në Kosovë janë shkelje e 1244-ës

Qeveria gjermane i ka raportuar të mërkurën komisionit të jashtëm të Bundestagut për bazën juridike të zgjedhjeve serbe në Kosovë. - Intervistë e Deutsche Welles me deputeten socialdemmokrate Uta Zapf.

Zyra e kancelares Merkel, Berlin

Zyra e kancelares Merkel, Berlin

DW: Zonja Zapf, më 11 maj Serbia do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare dhe lokale, në të cilat janë thirrur të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës. Çfarë mendon qeveria gjermane për këtë çështje?

Zapf: "Qeveria gjermane ishte e mendimit se serbët kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare, sepse ata kanë nënshtetësinë serbe, por jo në zgjedhjet komunale. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rezolutës 1244. Serbët i kanë bojkotuar zgjedhjet e fundit komunale në Kosovë, kështu që nuk mund t'i zgjedhin tani përfaqësuesit e tyre, në të njëjtin moment si në Serbi. Kjo është një shkelje e hapur e 1244."

DW: A duhet t'i pengojë UNMIK-u këto zgjedhje komunale?

Zapf: "Vendimi i evropianëve është që të mos i pengojnë këto zgjedhje, për të mos provokuar konfrontime të dhunshme. Sigurisht që kjo bëhet, sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Por përfaqësuesit që do të dalin nga këto zgjedhje nuk do të njihen."

DW: Një temë tjetër në rendin e ditës së komisionit të jashtëm ishte kalimi i kompetencave nga UNMIK-u tek EULEX-i. Cili është stadi i deritanishëm në këtë çështje?

Zapf: "Kjo nuk është zgjidhur përfundimisht, por duket se po lëviz diçka sa i përket komunikimit me sekretarin e përgjitshëm të OKB-së. Edhe procesi i njohjes nga vendet e bashkësisë ndërkombëtare ishte relativisht i shpejtë, kështu që ekziston shpresa se kjo njohje do të ketë luaj një rol edhe në nivel OKB-je. Kjo do të mundësonte edhe kalimin nga UNMIK-u drejt EULEX-it, gjë që do të ishte shumë e rëndësishme."

DW: Grupi i të majtëve ka kohë që ngul këmbë që të tërhiqen trupat gjermane nga Kosova. Tema u trajtua edhe në këtë seancë. Si mendoni ju për këtë çështje?

Zapf: Kjo do të ishte vdekjeprurëse. Në se do të tërhiqnim KFOR-in nga një rajon kaq konfliktoz do ta vinim në rrezik stabilitetin e tij. Kjo do të ishte diçka e marrë.

DW: Nëpër intervistat e kohëve të fundit, ish kancelari gjerman dhe bashkëpartiaku juaj, Gerhard Schroeder, ka kritikuar njohjen e shpejtë të Kosovës. A ju kanë befasuar prononcimet e tij?

Zapf: "Nuk e di se ç'donte të thoshte ai me këtë. Sepse si politikan që ka qenë përgjegjës edhe për Kosovën, ai do të duhet ta dinte se njohja e Kosovës ishte i një proces i pashmangshëm dhe më duket e çuditshme tani që ai e kritikon një gjë të tillë në publik duke mbajtur anën e Rusisë."

  • Data 07.05.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dv5P
  • Data 07.05.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dv5P