1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qeveria gjermane vendosi të krijojë një bazë të dhënash për neonazistët

Me një tufë masash, qeveria gjermane kërkon t`i presë rrënjët ekstremistëve të djathtë. Qendra për mbrojtjen nga terrori ka filluar tashmë punën. Policia dhe shërbimi sekret do i mbledhin të dhënat e tyre në një qendër.

Flamur antifashist simbolizon luftën kundër ekstremizmit të djathtë

Flamur antifashist simbolizon luftën kundër ekstremizmit të djathtë

Qeveria gjermane do të ndërmarrë një varg masash kundër neonazizmit. Ajo ka vendosur që të krijojë edhe një bazë qendrore të të dhënave. Projektligji është miratuar nga kabineti qeveritar.

Ministrja e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger ishte skeptike në fillim. "Çfarë na duhen të dhënat e këtilla?", pyeste ajo kur dëgjoi propozimin e Ministrit të Brendshëm Hans-Peter Friedrich, për krijimin e një baze qendrore të të dhënave për neonazizmin. Kjo ide nuk është krejt e re, sepse të dhëna e tilla ekzistojnë që nga viti 2001. Këto të dhëna mund të shpjegojnë aktivitetet e ekstremistëve të majtë dhe të djathtë si dhe krimet e motivuara politike në Gjermani.

Ithtarë të skenës së esktremizmit të djathtë

Ithtarë të skenës së esktremizmit të djathtë

Të gjithë dakord në qeveri

Ndërkohë Ministrja e Drejtësisë ka rënë dakord në shumë pika me kolegun e saj. Pas bërjes publike në nëntor të vitit të kaluar të të dhënave për sulmet e tmerrshme terroriste të neonazistëve dhe dështimet e shumta të shërbimeve sekrete, krijimi i një baze të tillë mund të jetë një prej armëve më të fuqishme për luftimin e ekstremistëve. Qeveria gjermane ka për qëllim që të mbledhë në një vend të gjitha informacionet e rëndësishme të policisë, shërbimeve sekrete dhe shërbimeve për mbrojtje kushtetuese lidhur me aktivitetet e grupeve ekstreme. Do të përdoren edhe të dhënat e tanishme, bëri të ditur Ministri i Brendshëm Friedrich:"Në këtë bazë do të deponojnë të dhënat e tyre si policia ashtu edhe shërbimet sekrete, për të gjithë aktivitetet e dhunshme të ekstremistëve të djathë. Autoritetet do të jenë të detyruar të japin të dhënat e tyre. Mendoj se kështu do të sigurojmë infomacionet e duhura."

Landet obligohen të bashkëpunojnë

Baza e re e të dhënave do të ketë më shumë informacione se deri tani. Autoritetet shpresojnë se në këtë mënyrë do të mund të zbulojnë me kohë strukturat ekstremiste si ajo e rrjetit terrorist i cili ka kryer 10 vrasje pa u zbuluar. Autoritetet shpresojnë se në këtë mënyrë do të eliminohen edhe dobësitë në komunikimin mes shpërbimeve të ndryshme.

Krijohet qendra për mbrojtjen nga ekstremizmi i djathtë

Krijohet qendra për mbrojtjen nga ekstremizmi i djathtë

Autoritetet e 16 landeve gjermane deri tani nuk kanë qenë të detyruara t'i japin informacionet Shërbimit Qendror për Mbrojtje Kushtetuese. Në të ardhmen kjo nuk mund të ndodhë. Ministri i Brendshëm shpjegon se çfarë të dhënash do të ketë në këtë bazë: "Kush do të futet në këtë bazë të të dhënave? Janë personat për të cilët ekzistojnë dyshime konkrete për anëtarësi apo veprimtari në ndonjë grup terrorist apo organizatë kriminele dhe personat e dënuar apo të dyshuar. Ka dhe të dyshuar tek të cilët janë gjetur armë dhe lëndë shëprthyese. Por ne duam të mbledhim të dhënat edhe për ekstremistët e djathtë, të cilët kanë bërë thirrje për aksione të dhunshme. Këtu do të ketë të dhëna edhe për kontaktet e tyre, organizatorët dhe njerëzit në sfond."

Profili i ekstremistëve

Profili i ekstremistëve do të jetë në të ardhmen shumë më i qartë. Do të mblidhen të dhënat për emrat, moshën, prejardhjen dhe gjendjen familjare, sikur edhe për gjendjen ekonomike, kontot, posedimin e armëve apo veutrave. Kryetari i Zyrës Federale të Kriminalistikës Jörg Zierck e quan këtë bazë të të dhënave si shumë të rëndësishme.

"Kjo bazë është thelbi i informacioneve qendore. Ne duam që të mbledhim informacionet e të gjitha landeve në nivelin federal me qëllim që të zbulojmë me kohë aktivitetet e ekstremistëve të djathtë. Këtu do të ketë të dhëna edhe për vendstrehimin e tyre dhe lidhjet personale", pohon Zierke, i cili hedh poshtë pohimet se këto të dhëna mund të keqpërdoren.

Zyra për mbrojtjen e kushtetutës

Zyra për mbrojtjen e kushtetutës

Rezerva ndaj krijimit të një baze ka shprehur e Majta. Ajo mendon se policia dhe shërbimet sekrete kanë mundësi të mjaftueshme për të luftuar terrorizmin. Jan Korte nga kjo parti pohon se për shkak të paaftësisë dhe punës së dobët të shërbimeve tani do të kufizohet të drejtat e qytetarëve. Përveç të Majtës asnjë parti tjetër nuk ka rezerva ndaj krijimit të bazës së të dhënave për neonazistët. Këto parti shpresojnë se në të ardhmen do të evitohen të gjitha aksionet neonaziste. Këtë iniciativë e ka mbështetur edhe i ngarkuari federal për mbrojtjen e të dhënave personale në Gjermani, Peter Schaar.

Autor: Marcel Fürstenau/Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM