1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qeveria gjermane planifikon ligje më të ashpra për luftimin e terrorizmit

Qeveria gjermane planifikon pas atentateve të Parisit ligje më të ashpra për luftimin e terrorizmit. Këtë e deklaroi ministri i Drejtësisë, Heiko Mass të hënën (12.01.), në një intervistë për televizionin ARD.

Ministri i Drejtësisë Heiko Mass i pyetur nga televizioni ARD, nëse do të ketë ligje të reja, për të na mbrojtur nga terrorizmi thekson: "Po, do të kemi një ligj të ri për të cilin po punojmë prej javësh, pikërisht për zbatimin e rezolutës së OKB-së 'Foreign Fighters'. Ne do të penalizojmë nisjen e xhihadistëve me synimin për të marrë pjesë në kampe terroriste ose në konflikte terroriste. Dhe së dyti: do të shpallet si vepër penale e veçantë financimi i terrorizmit, kjo do të thotë se edhe shumat më të vogla, që vihen në qarkullim për t'u dërguar para terroristëve- edhe kjo do të ndëshkohet. Për këtë ne po punojmë prej javësh, edhe në bashkëpunim me partnerët tanë evropianë dhe me kolegun de Maiziere. Dhe këtë ne do ta paraqesim brenda këtij muaji."

Nëse ka gjasa që të aplikohet ruajtja e të dhënave dhe nëse po, pse, ministri i Drejtësisë vë në dukje: "Unë nuk mendoj kështu. Nuk flet as për nuhatje të mirë që pas atentatit të vemë sërish në rend të ditës temën e ruajtjes së të dhënave. Së pari: në Francë ekziston ruajtja e të dhënave. Ajo nuk i pengoi atentatet. Së dyti: Gjykata Evropiane vendosi që ruajta pa shkak e të dhënave të personave shkel të drejtat bazë të njeriut. Dhe veç kësaj: të gjithë ne, në moment themi "Je suis Charlie", mbrojmë lirinë e shtypit. Dhe me ruajtjen e të dhënave ne do të ruajmë edhe të dhënat e gazetarëve dhe do të kufizojmë me këtë lirinë e shtypit. Kjo nuk shkon. Ruajtja e të dhënave nuk ka ndihmon, ajo shkel të drejtat bazë dhe prandaj unë nuk mendoj se do ta kemi atë."

Ministri i Drejtësisë Mass gjithashtu në intervistë për ARD, kërkon një bashkëpunim më të ngushtë edhe përtej kufijve europianë sa i përket parandalimit të sulmeve të tilla si ai në Francë. Në sfondin e lëvizjes islamofobe Pegida (Patriotët europianë kundër islamizimit të Perëndimit) në Gjermani ministri Mass kritikon përpjekjet e kësaj lëvizjeje për t'i keqpërdorur këto sulme nën maskën e solidarizimit me viktimat.