1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Qeveria gjermane miraton një paketë për klimën

Qeveria gjermane ka parashikuar shtimin e rrymës dhe ngrohjes me lëndë ekologjike dhe kursimin e energjisë, me qëllim mbrojtjen më të mirë të mjedisit. Kabineti qeveritar ka miratur një program i cili deri në vitin 2020 parashikon nxjerrjen e 14 ligjeve me qëllim zvoglimin drastik të gazërave të dëmshme. Ministri i ekologjisë Sigmar Gabriel tha se paketa më e re e ligjeve do të përgatiste Gjermaninë më mirë për ardhmërinë.

"Në buxhetin për vitin e ardhshëm parashikohet rritja e parave për mbrojtjen e mjedisit në 2,6 miliardë euro. Në vitin 2005 kishim në dispozicion vetëm 875 milionë që do të thotë se për mbrojtjen e klimës do të ndahen 200 përqind më shumë para", theksoi ministri Gabriel. Opozita tha se programi qeveritar nuk do t'i realizojë qëllimet e parashikuara.

"Qeveria federale nuk është në gjende ta kufizojë as shpejtësinë e qarkullimit të veturave, ndonëse çdo vit do të zvgolonte lirimin e dioksidit të karbonit për 2,5 milionë tonelata. Qeveria nuk guxon ta bëjë këtë, ndonëse reregulla të ngjashme ka dhe në vendet tjera", thotë udhëheqësja e ekologjistëve në Parlament, Renate Künast.

  • Data 06.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXjZ
  • Data 06.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXjZ