1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qeveria gjermane mbron furnizimin e Izraelit me nëndetëse

Pas informacioneve të revistës gjermane "Spiegel" se Izraeli po pajis me armë bërthamore nëndetëset e dërguara nga Gjermania, reagon qeveria gjermane: Nëndetëset e dërguara në Izrael nuk kanë qenë me armatime.

Nëndetëset e dërguara nga Gjermania

Nëndetëset e dërguara nga Gjermania

Prej kohësh flitej se Izraeli po armatos nëndetëset e tij. Ndërkohë të Dielën revista e njohur gjermane "Der Spiegel" njoftoi se Izraeli po pajis nëndetëset e dërguara nga Gjermania me armë bërthamore. "Sipas revistës, nëndetëset e prodhuara në Kiel janë të financuara në masë të madhe nga Gjermania. Gjermanët mund të jenë krenarë që kanë siguruar ekzistencën e Izraelit për shumë vite" citon revista gjermane ministrin izraelit të Mbrojtjes, Ehud Barak. Ministria e tij nuk donte të komentonte raportimet e Spiegelit.

Pas këtij njoftimi të Spiegel-it ka reaguar edhe qeveria gjermane, duke mbrojtur furnizimin me armë të Izraelit. Zëdhënësi i saj, Steffen Seibert është shprehur se ky hap është në kontuinitet me qeveritë e mëparshme. Furnizimi me nëndetëse i Izraelit është bërë pa armatim. "Qeveria gjermane nuk bëhet pjesë e spekulimeve për armatosjen e mëvonshme të tyre", është shprehur zëdhënësi Seibert.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert

Qeveria gjermane duhet të japë informacione

Ndërkohë opozita gjermane ka kërkuar të Hënën sqarime nga qeveria për furnizimin me nëndetëse. Zëdhënësi i fraksionit të Partisë Socialdemokrate për çështjet e politikës së jashtme, Rolf Mützenich ka deklaruar për "Spiegel Online" se "qeveria gjermane duhet të japë informacione nëse nëndetëset e dërguara nga Gjermania mund të pajisen me sisteme instalimi për armët bërthamore". Deri më tani furnizimet nga Gjermania janë justifikuar me faktin se nëndetëset janë thjesht sisteme konvencionale për efekt kërcënimi.

Që Gjermania prej kohësh ka furnizuar Izraelin me armatime, kjo dihej, megjithëse eksportet e armëve në rajonet e krizës i nënshtrohen kontrolleve të forta. Sipas revistës "Spiegel", që nga fundi i viteve 50-të Gjermania ka furnizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo me armë Izraelin. Pra qeveria gjermane prej kohësh kontribuon në sigurimin e ekzistencës së shtetit izraelit.

Autor: ag/Lindita Arapi

Redaktoi: Amarildo Topi