1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qeveria gjermane kërkon rregullimin e sektorit të internetit

Qeveria gjermane është e mendimit se duhen përmirësuar dukshëm të drejtat e personave që përdorin internetin. Ministri i Brendshëm de Maizière paraqiti të mërkurën në Berlin një projektligj për përmirësimin e gjendjes.

default

Thomas de Maiziere

Politika dhe ekonomia janë të një mendimi sa i përket mundësisë së mbrojtjes së të dhënave për personat në internet. Kështu u shprehën ministri i Brendshëm Thomas de Maizière dhe kryetari i Shoqatës për këtë sektor ‚Bitkom‘, August-Wilhelm Scheer, në një konferencë të përbashkët shtypi. Në shtator ata janë takuar me përfaqësues të qeverisë dhe sipërmarrjeve gjermane dhe tani paraqitën një kodeks dhe një projektligj për mbrojtjen e të dhënave.

Të rregullohen të gjitha aspektet

Ministri i Brendshëm tha se qëllimi është që të rregullohen të gjitha aspektet dhe jo vetëm një fushë në internet. Ndërsa shefi i "Bitkom-it" bëri të ditur, se nga mesi i vitit të ardhshëm do të krijohet një qendër për të dhënat në internet ku mund të drejtohen të gjithë personat e interesuar.

Internet Computer Laptop Arbeit Zeitung Kaffee Internetcafé

Interneti duhet të gëzojë liritë e veta.

"Edhe pse të dhënat për rrugët në Gjermani janë të hapura, sepse secili mund t'i shikojë ato edhe në jetën e përditshme, rezervat e njerëzve duhet t'i shikojmë me vëmendje. Me kodeksin për mbrojtjen e të dhënave duam një transparencë më të madhe në këtë treg dhe duam që njerëzit të kenë një mundësi të thjeshtë për të reaguar ndaj këtyre ofertave", tha ai

Të dhënat personale në të ardhmen mund të bëhen publike në internet vetëm në qoftë se personi është dakord, theksoi minsitri i Brendshëm de Maizière duke shtuar se duhet të ekzistojnë edhe "vijat e kuqe".

"Një sulm i veçantë ndaj të drejtave personale është kur mblidhen të dhënat, bëhet memorizimi i tyre dhe ato analizohen për qëllime të caktuara. Një sulm të veçantë paraqet edhe mbledhja e të dhënave dhe krijimi i një profili të personave për qëllime jo të ndershme", pohon ministri.

Liria e internetit

Ministri bëri përpjekje që të shpjegojë edhe gjërat, të cilat në projektligj duken si tepër burokratike. "Nëse për shembull dikush shpesh klikon faqen "alkoholistët anonimë", nga këto të dhëna nuk mund të krijohet një profil i caktuar. Aq më tepër, këto të dhëna kurrsesi nuk mund të bëhen publike", tha ai.

De Maizière megjithatë nënvizon se angazhohet që interneti të mbetet një hapësirë e lirë. Ndalime nuk mund të ketë në qoftë se këto të dhëna përdoren për interesin e përgjithshëm. "Si interesa të këtilla janë liria e të menduarit, liria e hulumtimeve dhe liria e artit", tha ministri.

Kryetari i "Bitkom-it" Scheer theksoi se për këtë temë në asnjë vend tjetër nuk debatohet kaq shumë. Ndërkohë që në anën tjetër vetëm tre për qind kanë kundërshtuar paraqitjen e shtëpive të tyre në portalin "Google Street View‘.

Gjermania nuk duhet të mbetet mbrapa

Google Street View launch in Hamburg

Biçikleta e përdorur gjatë "Google Street View‘.

Scheer paralajmëroi nga mundësia që Gjermania të mbetet mbrapa në garën për modernizimin e internetit. "Ne nuk duam që Kina apo vendet e tjera të shkëputen dhe të shkojnë shumë më përpara. Duam që liritë të respektohen në të gjitha vendet dhe që ato të hapen ndaj botës. Një pjesë e këtyre projektligjeve ka të bëjë edhe me faktin, që ne duam të theksojmë vlerat tona, sepse kjo mund të ndikojë edhe si masë edukimi të përgjithshëm", u shpreh ai.

Me 7 dhjetor de Maizière dhe Scheer sërish do të përballen me këtë temë, kur në Dresden të takohen në samitin e teknologjisë, me përfaqësuesit e politikës dhe ekonomisë.

Autor: Marcel Fürstenau/Bahri Cani

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QNbK
  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QNbK