1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qeveria gjermane e ka marrë shumë gjatë me të mirë industrinë automobilistike

Që ndërtuesit e automjeteve kanë arritur t'ia hedhin me truke përsa u përket emisioneve të automjeteve, kjo ka të bëjë edhe me qeverinë federale. Për vite të tëra ajo i ka mbrojtur në Bruksel koncernet.

Përmasat e manipulimeve të automjeteve nga ndërtuesit gjermanë dhe të atyre nga vende të tjera janë kaq frikësuese sa të pritshme. Por fajin për këtë nuk e kanë vetëm koncernet, por edhe qeveria federale gjermane, që u mundësoi atyre një interpretim bujar të një norme të vjetëruar dhe jo të detajuar të BE, sepse për vite të tëra ka kthyer me mirëdashje kokën mënjanë. Më tej ajo nuk është angazhuar asnjëherë seriozisht në Bruksel që të ashpërsohen testet për emisionet e automjeteve dhe testet e konsumit.

Përkundrazi: prodhuesit e automjeteve kanë arritur t'ia hedhin me vite të tëra me vlera të zbukuruara të emisioneve të automjeteve, sepse qeveria gjermane dhe parardhësit e saj në Bruksel i kanë frenuar rregullisht masat, nga presioni i lobiistëve të automjeteve. Përfundimet që nxjerr ministri gjerman i Transporteve Dobrindt nga skandali me emisionet dhe rezultatet e testeve janë të mira dhe të drejta. Por ato vijnë shumë vonë dhe nuk mjaftojnë.

Po, testet merren në rrugë, Zyra Federale për Transportet e Motorizuara bën kontrolle të pavarura, prodhuesit duhet të dëshmojnë, se teknikisht është me të vërtetë e nevojshme që pastrimi i emisioneve që nxjerr automjeti duhet ndalur që prej një temperature të caktuar, në mënyrë që të mos dëmtohet motori. Por presioni që ministri Alexnader Dobrindt ushtron mbi koncernet është vetëm i supozuar. Sepse parakushtet në testet e planifikuara në kushte reale nuk janë aq të rrepta sa ato në laborator. Norma e turbullt e BE do të mbetet njëherë në fuqi.

Po ta ketë vërtet seriozisht qeveria federale gjermane, kur thotë se do të pavarësohet nga lobi i automjeteve, atëherë ajo do të luftojë në Bruksel në fund me entuziazëm, që të ndryshojë diçka. Deri atëhere, deklarata të mundshme mbeten të pamjaftueshme.