1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Qeveria gjermane e kënaqur me politikën e saj për klimën

Nga komentet e shtypit të sotëm gjerman zgjodhëm temën e mbrojtjes së klimës

Ministri gjerman i ambientit Sigmar Gabriel në Bali

Ministri gjerman i ambientit Sigmar Gabriel në Bali

Financial Times Deutschland shkruan: Qeveria gjermane po i shijon e kënaqur këto ditë duartrokitjet për politikën e saj për klimën. Megjithatë me imazhin e kultivuar kujdesshëm të engjëllit të klimës nuk shkon kurrsesi mënyra sesi po sillet Gjermania në grindjen rreth planeve të Komisionit Evropian për pakësimin e çlirimit të dioksidit të karbonit prej automjeteve. Aktualisht komisionerët po luftojnë për përcaktimin e formës së ndëshkimit të koncernëve të automobilëve duke filluar nga vitit 2012, në rast se ato kalojnë kufirin e sipërm të 130 gramëve dioksid karboni për kilometër. Qeveria gjermane po përpiqet për gjoba relativisht të ulta, sepse ajo druan shpenzime në vlerë miliardash për prodhuesit gjermanë. Në qoftë se qeveria e ka aq seriozisht sa ç'tregon me luftën e saj kundër ngrohjes së Tokës, atëherë ajo duhet ta shfrytëzojë grindjen rreth planeve të Bashkimit Evropian si shkas për një paralajmërim të qartë: Mbrojtja e klimës kushton, por çmimi ia vlen. Në fakt kjo nuk sjell duartrokitje, por është e ndershme.


Ndërsa 'Braunschweiger Zeitung' vëren: Bashkësia ndërkombëtare duhet të dëshmojë që në Bali me objektiva të qarta se ka kuptuar: Mbeten vetëm 15 vjet për të vendosur binarët në mënyrë të tillë që shndërrimi i klimës të jetë disi i kontrollueshëm. Kërkohet puna e të gjitha shteteve, jo vetëm e shkaktarëve të ngrohjes së deritanishme të Tokës. Por vendet e reja në industrializim si Kina mund të shtyhen të heqin dorë vetëm nëse kombet e industrializuara japin premtime të detyrueshme. Ka sinjale shpresëdhënëse në Bali dhe për fat të keq bllokadë para së gjithash nga SHBA. Emëruesi më i vogël i përbashkët nuk ndihmon më, në rast nevoje konfliktit i duhet vënë emri hapur. Trysnia publike, mbarëbotërore mund të ndihmonte atëherë që mëkatarët e mëdhenj të klimës të mendojnë më mirë.

  • Data 13.12.2007
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Caw8
  • Data 13.12.2007
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Caw8