1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qeveria gjermane do të lehtësojë kushtet e njohjes së diplomave të huaja

Në muajin shkurt 2011 në Gjermani kishte më tepër se 80.000 vende të lira pune për inxhinierë. Nëpër spitale dhe klinika gjendja është edhe më e keqe.

default

Në Gjermani ka shumë inxhinerë nga Lindja e Mesme që punojnë si shoferë taksie

Në luftë kundër mungesës së personelit të kualifikuar Gjermania do të shfrytëzojë aftësitë e emigrantëve duke u mundësuar atyre përmes një ligji të ri ushtrimin e profesionit.

Në Gjermani ka shumë inxhinerë nga Lindja e Mesme që punojnë si shoferë taksie, apo gra të diplomuara në fusha të ndryshme nga vendet e Evropës Lindore që punojnë si pastruese. Qeveria gjermane synon t'u mundësojë atyre të drejtën për t'u punësuar në profesionin që kanë mësuar përmes një ligji të ri për përmirësimin e mundësive për njohjen e diplomave të huaja.

Firmen werben um Ingenieure - Ingenieursmangel

Firmat kërkojnë inxhinjerë

Sipas ministres së Arsimit, Annette Schavan, ky është një sinjal i rëndësishëm për integrimin e tyre në Gjermani dhe pjesë e kulturës së mirëseardhjes: "Nuk ka kuptim që në Gjermani kemi qytetarë që nuk mund të punojnë në profesionet që kanë mësuar. Unë mendoj se është çështje respekti që atyre t'u jepet kjo mundësi. Nga këndvështrimi i të prekurve kjo nuk qe kulturë mirëseardhjeje dhe nga këndvështrimi ynë, pra i mungesës në vend të punonjësve të specializuar një praktikë jo objektive dhe e mirë."

Me ligjin e ri, i cili pritet të kalojë në Këshillin e Federatës të huajt që jetojnë në Gjermani kanë të drejtë t'i dërgojnë për njohje diplomat apo dëshmitë profesionale që mund të kenë marrë në vendet e tyre. Brenda tre muajsh autoritetet përkatëse vendosin nëse shkollimi profesional i përgjigjet atij gjerman. Në rast se jo personat e interesuar kanë të drejtë të marrin pjesë në kurse kualifikimi plotësues dhe t'i nënshtrohen në fund provimit në Gjermani. Gjithësesi personat e inteteresuar duhet t'i financojnë vetë kurset e kualifikimit plotësuese.

Allein auf weiter Flur - Deutschland hat zu wenig Ingenieure

Në Gjermani ka pak inxhinjerë

Gjithësesi ministrja Schavan theksoi se ka edhe shumë rrugë për financimin e këtyre kurseve si p.sh. bursa të Dhomave të Industrisë dhe të Tregtisë, të qytetece, landeve dhe të federatës.

Ligji ka të bëjë fillimisht me rreth 350 profesione për të cilat përgjegjëse është federata. Për njohjen e diplomave në fushën e mësuesisë dhe të inxhinierisë, që në Gjermani janë kompetencë e landeve federale, pritet të ketë një ligj të ngjashëm. Sipas qeverisë federale prej këtij ligji pritet të përfitojnë rreth 300.000 emigrantë, rreth 250.000 syresh kanë dëshmi për kualifikime të ndryshme profesionale, 23.000 kanë titullin e mjeshtrit apo të teknikut dhe 16.000 diploma universiteti.

Autor: Sabine Kinkartz/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 24.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10giT
  • Data 24.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10giT