1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qeveria gjermane autorizon procesin e ndjekjes penale ndaj moderatorit Böhmermann

Qeveria gjermane mundëson hapjen e procesit penal ndaj moderatorit të ZDF-së Jan Böhmermann. "Si rezultat në rastin e parashtruar qeveria do të autorizojë", tha kancelarja Angela Merkel të premten (15.04) në Berlin.

Qeveria turke pas një "vjershe satirike" për presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan kërkoi ndjekjen penalisht të moderatorit. Shprehimisht kancelarja deklaroi: "Në shtetin ligjor nuk është kompetencë e qeverisë, por e prokurorisë dhe e gjykatave, që të gjykojnë mbi të drejtën personale dhe të tjera shqetësimeve kundrejt lirisë së shtypit dhe të artit. Në të autorizimi i ndjekjes penalisht për një shkelje të posaçme si fyerja e organeve apo përfaqësuesve të shteteve të huaja nuk nënkupton as paragjykimin e të prekurit dhe as influencimin e vendimit mbi kufijtë e lirisë së artit, të shtypit dhe të shprehjes së mendimit, por që verifikimi ligjor i drejtësisë së pavarur nuk merr përgjigje nga qeveria dhe që fjalën e fundit e kanë prokuroritë dhe gjykatat. Pikërisht në këtë raport dhe në asnjë lloj raporti tjetër, qeveria do ta japë autorizimin, që unë paraqita sa më sipër në rastin e parashtruar konkretisht të moderatorit Jan Böhmermann.

Përveç kësaj dua t'ju njoftoj, se pavarësisht këtij procesi konkret, qeveria është e mendimit, se neni 103 i kodit të procedurës penale për mbrojtjen e nderit personal në të ardhmen nuk është i domosdoshëm. Ndaj ne do të paraqesim një projektligj për shfuqizimin e tij."

DW.COM