1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Qeveria franceze shton masat e sigurisë

Për shkak të publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed në një revistë franceze qeveria ka marrë masa të shumta të sigurisë në Paris. Autoritetet kanë frikë nga trazirat.

Policia franceze shton masat e sigurisë

Policia franceze shton masat e sigurisë

Për shkak të publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed në një gazetë franceze qeveria ka marrë masa të shumta të sigurisë në Paris. Qeveria franceze ka njoftuar po ashtu se deri në fund të javës do të mbyllë ambasadat, konsullatat dhe shkollat franceze në rreth 20 vende të botës. Autoritetet kanë frikë se pas lutjeve të së premtes mund të ketë përsëri trazira serioze nga myslimanët e zemëruar. Revista e përjavshme franceze "Charlie Hebdo" pas filmit ntë publikuar në internet "Pafajësia e muslimanëve", ka botuar një seri të karikaturave. Disa prej tyre e paraqesin Muhamedin të zhveshur. Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius tha se: "A është e mençur dhe logjike që në këtë situatë ti hedhësh zjarrit benzinë? Përgjegjja ime është e qartë: Jo. Por nga ana tjetër ne nuk duam tu themi këtyre njerëzve: tani ne do të kufizojmë lirinë e shprehjes së mendimit - ne duhet të gjejmë një balancë."

Charlie Hebdo botoi karikatura të Mohamedit

Charlie Hebdo botoi karikatura të Mohamedit



Obama dhe Karzai bëjnë thirrje për maturi

Ndërkohë duke marrë parasysh preotestat në botën arabe pas shfaqjes së filmit "Pafajësia e Myslimanëve", presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij afgan Hamid Karzai, bënë thirrje për reagime të matura. Zyra e presidentit amerikan, njoftoi të mërkurën pas një videokonference mes dy politikanëve se në situatën aktuale janë të nevojshme "përmbajtja dhe mospërdorimi i dhunës". Publikimi i filmit fyes ndaj profetit Muhamed ka shkaktuar protesta masive në botën islame. Në Libi u vranë ambsadori amerikan dhe disa qytetarë të tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Obama dhe Karzai kanë biseduar edhe masat që duhet ndërmarrë që të pengohen edhe sulmet e mundshme ndaj ushtarëve të trupave ndërkombëtare nga kolegët e tyre afganë. Ndërkaq sa i përket planit kohor amerikan të tërheqjes graduale të trupave nga Afganistani nuk kandryshuar asgjë, theksohet në Shtëpinë e Bardhë.