1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qeveria e Tiranes nënshkruan marrëveshje kredie me KfW dhe BERZH-in

Marrëceshja parasheh kredi më të mëdha dhe me afate maturimi më të gjata për kompanitë e sukseshme shqiptare. Ndërsa financimi nga KfW-ja mundëson furnizimin me ujë të pijshëm për zonat rurale në Dibër, Kukës, Shkodër.

default

Kryeministria

Nga këto dy marrëveshje të qeverisë së Tiranës, të saponënshkruara me Bankën gjermane KfW dhe atë Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH-in, do të përfitojnë drejtpërsëdrejti qytetarët, sidomos banorët e zonave rurale, ku mungesa e ujit të pijshëm, e bën të përditshmen mjaft të vështirë. Banka KfW me 1,5 milion euro do të realizojë fazën e dytë të programit për furnizimin me ujë të pijshëm të zonave rurale, në Dibër, Kukës dhe Shkodër.

Programi do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe synon sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm sasior dhe cilësor me ujë të pijshëm të popullsisë në këto tre qarqe në zonat veriore të Shqipërisë së qarqeve. Kredia prej 1 milion e 500 mijë Euro do të shlyhet nga Shqiperia për 30 vjet me interes 2% në vit.

Wasserversorgung Albanien

Furnizimi me ujë të pijshëm në veri mbetet problematik

BERZH-i zgjedh Shqipërinë në Ballkanin Perëndimor për të hapur linjën e bashkëfinancimit

Marrëveshja e dyte e qeverisë s ë Tiranës, ajo me BERZH-in k atë bëjë me një kredi prej 10 milion Eurosh për të bashkëfinnacuar me Bankën Kombëtare Tregëtare, BKT, e treta më e madhe në Shqipëri nevojat në rritje të kompanive shqiptare për hua më të mëdha se deri më sot dhe afate maturimi më të gjata.

Kredia prej 10 milionë eurosh është në linjen e bashkëfinancimit për kredi të mesme dhe është e para e këtij lloji të Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo synon të stimulojë aktivitetin e tregut duke përdorur procedura të thjeshtuara për të mobilizuar më shumë investime për kompani private të suksesshme dhe nxitur reformën ekonomike, në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe parimet e financimit.

Linja e Bashkëfinancimit u vihet në dispozicion bankave që ndjekin politika dhe procedura kreditimi të shëndosha dhe që angazhohen për mbështetjen e vazhdueshme për kompanitë private.10 milion eurot që BERZHI do t'i japë BKT-s do t'i mundësojnë kësaj banke të rëndësishme në Shqipëri, të financojë së bashku me BERZH-in klientët e vet me kredi më të medha dhe të ndaje me BERZH çdo risk që lidhet me këtë kreditim.

Mbështetje për kompanitë private

Dan Berg, Drejtor i zyrës së BERZH-it në Shqipëri, në një komunikatë zyrtare për mediat vë në dukje se "Financimi i BERZH-it do të sigurojë mbështetje për kompanitë private më të mira në Shqipëri, të cilat përbëjnë një segment të rëndësishëm të sektorit privat dhe luajnë rol në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë."

Duke mbështetur kompani të cilat zbatojnë standarte të larta të menaxhimit dhe drejtimit të biznesit, BERZH promovon forcimin e këtyre standarteve në Shqiperi, aplikimi i te cilave do t'i lehtesojë kompanive lokale kërkesat për financim.

Ky është projekti i parë i Linjës së Bashkëfinancimit të Kredive të Mesme në Ballkanin Perëndimor. Kjo jo vetëm që i lejon BERZH-it të rrisë bashkepunimin e tij me BKT por është edhe hera e parë që kjo linjë ofrohet në rajon. Në politikën e BERZH-it për vitin 2009, parashikohet që nga linja e bashkëfinancimit të përfitojnë edhe banka të tjera në Shqipëri dhe në rajon.


  • Data 24.12.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GMSz
  • Data 24.12.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GMSz