1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qeveria e re serbe ka lëvizur deri tani vetëm kuadrot

Megjithatë në vend që të merret me çështjet e rëndësishme, qeveria e re serbe merret ende me vendosjen e kuadrove partiake.

Kryeministri Ivica Dacic

Kryeministri Ivica Dacic

Lëvizjet e deritanishme të qeverisë së re serbe tregojnë se ajo është në gjendje vetëm për ndërrimin e kuadrit profesional dhe shkatërrimin e institucioneve dhe procedurave demokratike, thotë për DW Jelena Milic, drejtore e Qendrës për Studime Euroatlantike. Cinike është arsyeja për ndërrimin e ish-guvernatorit Dejan Soskic, me preteksin se ai është kuadër i Partisë Demokratike (DS), dhe në vend të tij vihet Jorgovanka Tabakovic, një funksionare e njohur e Partisë Përparimtare serbe (SNS), thotë Miliç: "Kanë mbajtur Saša Jankovićin, avokatin e popullit, si një lloj fasade, për të thënë se nuk i kemi hequr të gjithë ata që na kanë penguar, apo që e kanë bërë mirë punën e tyre në administratën e mëparshme. Për mua, një nga rreziqet më të mëdha fshihet në koncentrimin antikushtetues të pushtetit në shërbimet e sigurimit, dhe në përgjithsëi në të gjithë sektorin e sigurisë. Mendoj se pasojat e gjithë kësaj do t'i shohim ende."

Ausschnitt aus: epa02690515 Serbia's opposition leaders Jorgovanka Tabakovic (C), Tomislav Nikolic (R) and Velimir Ilic (L) attend the major anti-government rally in Belgrade, Serbia, 16 April 2011. Nikolic said he has begun a hunger strike that will last until Serbian President Boris Tadic's ruling coalition agrees to hold a snap poll. Opposition demands resignation of the government, quicker European integrations and early elections, claiming government is corrupt and inefficient. EPA/SRDJAN SUKI

Jorgovanka Tabakovic 2011



EU shënon minuse

Jelena Miliq, mendon se përfaqësuesit e institucioneve evropiane edhe mund të mos reagojnë tani patjetër ndaj këtyre lëvizjeve, por ata me siguri do ta bëjnë këtë, kur të vendosin, nëse Serbia do të marrë një datë dhe kur do ta marrë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. "Ajo nga e cila unë kam frikë tani është se BE-ja, përveç Kosovës, do të ketë edhe argumente të tjera, që të na ngadalësojë procesin e integrimit dhe ta kushtëzojë edhe më shumë, sidomos me sulmin ndaj punës së institucioneve të pavarura, si Agjencia e Sigurisë dhe e Informacionit (BIA), dhe guvernatorit të Bankës Popullore. Unë mendoj, se këto gjëra do të na faturohen shumë negativisht dhe se ne për një farë kohe nuk do të shohim ndonjë përparim as në reformën e gjyqësorit, e as në luftën kundër korrupsionit."

Pa koncept për Kosovën

Qeveria serbe ka kërkuar konsens për Kosovën, por ende nuk është e qartë se në lidhje me çfarë duhet të arrihet ky konsens. Deri tani formulimi ka qenë "edhe Kosova dhe BE-ja." Shumica e deklaratave përsëritin qëndrimin se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, por ende priten hapa konkretë, apo ndonjë koncept i qeverisë së re në lidhje me Kosovën. Jelena Milic mendon se qeveria ka zgjedhur qëllimisht Alexandar Vulin-in, si shef të zyrës për Kosovën, edhe pse dihet se ai nuk ka mbështetjen e serbëve në Kosovë: "Dhe kjo më vonë me siguri do të përdoret si argument për mungesën e progresit, dhe pamundësinë për të vënë nën një farë kontrolli politik serbët e veriut të Kosovës. Vlerësimi im, është se qeveria e re nuk ka ndonjë koncept për Kosovën, veçse që të përpiqet të ruajë sa më shumë status quo-në, që të fshihet pas pamundësisë për të koordinuar serbët nga veriu i Kosovës. Dhe pikërisht për këtë ngecje në procesin e Kosovës akuzohet BE, që gjoja vë gjithnjë e më shumë kushe. Thelbi i kësaj është në fakt ideja e ndërgjegjshme dhe e qëllimshme, për t'u larguar nga rruga evropiane dhe për të akuzuar fuqitë e mëdha dhe BE-në."

Verbalisht për EU

Një vlerësim të ngjashëm bën për DW edhe ish-ambasadori i Serbisë në Gjermanisëi, Ognjen Pribićević. Pribićević thotë se nga qeveria e re mund të pritet mbështetje verbale dhe interesim për integrimin evropian, që është shumë e vështirë të zbatohet në praktikë, derisa të mos gjendet një zgjidhje serioze për veriun e Kosovës: "Hyjmë në një periudhë shumë të vështirë për Serbinë, ku me siguri do të ketë edhe parti, që do të mendojnë se duhet të fillojë rishikimi i rrugës evropiane, ndoshta edhe vetë brenda qeverisë. Dhe se ndoshta do të provojnë me ndonjë politikë tjetër, e cila do të vështronte më shumë në drejtim të Lindjes, apo në drejtim të ndonjë fuqe të re në botë. Kjo do të justifikohet me atë, se nga Evropa dhe BE-ja nuk mund të pritet shumë në këtë moment, që për fat të keq është e vërtetë, por vetëm për momentin, dhe kjo errëson momentin kryesor, që Serbia është një vend evropian dhe i takon BE-së."

Serbia's prime minister designate Ivica Dacic speaks to members of the parliament in Belgrade July 26, 2012. Dacic promised on Thursday to speed up its bid to join the European Union with the West scrutinizing the return to power of a political alliance that once led a government at war with NATO. REUTERS/Stringer (SERBIA - Tags: POLITICS)

Serbien Ministerpräsident Ivica Dacic im Parlament von Belgrad

Ku po e çon Dinkići Serbinë?


Jelena Milic vëren se tendencat në sferën ekonomike flasin për një orientim të pazakontë politik. Milic, beson se kjo është e dukshme pas deklaratës së Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Mladan Dinkic, që thotë se hapat e parë të qeverisë do të jenë hyrje më shumë në borxhe. Nga Dinkic pritej të jepej një lloj garancie për orientimin evropian të qeverisë. "Dhe kësaj rradhe nga vendet e Azisë Qendrore dhe Rusia, kështu që mua më duket se monumentin e Aliut në Tasmajdan do ta shohim si një lëshim të vogël, që kemi bërë, për njërën prej kredive, në krahasim me atë, që na pret për borxhet krejtësisht jotransparente nga vendet me regjime politike autoritare dhe me një shkallë të lartë korrupsioni. Ata nuk duan t'ia dinë shumë se në ç'gjendje është aparati shtetëror dhe institucionet në Serbi, siç do të bënte FMN-ja. Unë mendoj se ky do të jetë një devijim i rrezikshëm, madje edhe kur kjo qeveri do të largohet dikur, ky kurs vështirë që të kthehet mbrapsht."