1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qeveria e re e Serbisë - Sa e qëndrueshme mund të jetë qeveria mes demokratëve dhe socialistëve?

Ekonomia e dobët dhe përmirësimi i nivelit të jetesës për qytetarët, por në radhë të parë zbardhja e së kaluarës janë sfidat e qeverisë së re të Serbisë të përbërë nga demokratët dhe socialistët.

default

Gjithçka shkoi shumë shpejt po të nisemi nga rrethanat e Serbisë - pas vetëm një muaji u krijua qeveria. Madje një qeveri, që pranohet si demokratike. Megjithatë ka një pikëpyetje: sepse partia socialiste e ish-diktatorit Millosheviç është pjesëtare e koalicionit, ndonëse e pareformuar dhe me të gjithë aktorët, që kanë qenë aktivë në qeverinë e Millosheviçit në vitet 90-të.

Kjo parti, kështu siç është në fakt i takon bllokut tjetër politik, atij të nacionalistëve, të cilët përdorin parrullat e njëjta të vjetra: Kosova është zemra e Serbisë, luftërat i kanë nisur të tjerët, Serbia vetëm ka mbrojtur serbët e varfër në Kroaci dhe në Bosnje, Millosheviçi është heroi i madh i Serbisë. Këto parrulla përsëriten si gramafon i prishur dhe janë pjesë e pandashme e repertorit standard të socialistëve. Kjo ende vazhdon kështu.

Si mund të ndodhë, që një parti e tillë të hyjë na koalicion me partinë demokratike, që e dërgoi Millosheviçin në Hagë? Ky është pragmatizëm i pastër dhe thjesht synimi drejt pushtetit. Në Serbi preferohet ndryshimi i kahut, veçanërisht kur prej kësaj mund të përfitosh. Këtë po bëjnë tani socialistët. Përmes koalicionit me demokratët ata mund të zbukurojnë pa asnjë problem biografinë e tyre dhe mund të shkëputen prej imazhit të vjetër. Kësaj ata mund t´ia arrijnë pa bërë asgjë dhe pa u konfrontuar në mënyrë aktive me të kaluarën e (përgjakshme).

Demokratët nga ana tjetër nuk kishin alternativë. Për krijimin e koalicionit me partinë e vogël liberale dhe partitë e tjera të pakicave mandatet ishin të pamjaftueshme. Zgjedhjet e reja do të kushtonin shumë dhe ndoshta nuk do të sillnin asgjë të re. Koshtunica dhe partia e tij demokratike kësaj radhe as që shtroheshin si opcion për koalicionin. Kjo për arësye se dallimet ishin të mëdha. Pra mbeti mundësia e bashkëpunimit vetëm me socialistët. Këta të fundit e dinin këtë.

Menjëherë nisi tregtia. Fillimisht jozartyrisht dhe tri javë më pas edhe zyrtarisht. Në bisedimet jozyrtare socialistët bënë ç´ishte e mundur, për të përfituar sa më shumë. Zyrtarisht ato zhvilluan bisedime koalicioni me ultranacionalistët radikalë dhe me partinë e Koshtunicës. Madje në fund të bisedimeve u vendos krijimi i koalicionit në Beograd. Por pikërisht atëherë kur shumë menduan, se qeveria me ultranacionaliustët është punë e mbaruar, ndodhi kthesa. Menjëherë u bë e qartë, se socialistët zgjodhën kahun tjetër.

Socialistët kanë shumë për t´u kritikuar, por vetëm llogaritë ata i bëjnë mirë. Ata arritën të përfitojnë shumë nga bisedimet e koalcionit, duke siguruar katër poste ministeriale, ndër to ministrinë e brendshme, dy zëvendëskryeministra dhe presidentin e parlamentit. Pa harruar këtu edhe vendet në kryesitë e firmave shtetërore. E pra një bilanc jo i keq ky për partinë, që e shkatërroi Serbinë.

Se sa kohë do të mbijetojë kjo qeveri, është e vështirë të parashikohet. Ndoshta aq kohë, sa të mund të përfitojnë të dyja palët. Nëse serbët do të përfitojnë diçka prej qeverisë së re, kjo është një tjetër çështje. Ajo që me siguri qeveria nuk mund t´ua japë atyre është zbardhja e së shkuarës, kjo për faktin e pjesëmarrjes së socialistëve në kabinet. Por pa zbardhjen e së kaluarës, nacionalizmi do të vazhdojë të luajë rol të madh në Serbi. E kësisoj nuk zbehet rreziku i shpërthimit ultranacionalist.

  • Data 08.07.2008
  • Autor Sanja Blagojevic
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EXxb
  • Data 08.07.2008
  • Autor Sanja Blagojevic
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EXxb