1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qeveria e Kosovës vendos kushte për zgjedhjet serbe

Qeveria në Prishtinë vë kushte për mbajtjen më 6 maj të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe në veri të Kosovës.

default

Zgjedhjet 2010 në Kosovë

Qeveria e Kosovës është e gatshme që qytetarëve në veri të Kosovës me pasaporta serbe t'ju bëj të mundur që ata të votojnë për parlamentin dhe presidentin e shtetit të tyre më 6 maj, shkruan gazeta kosovare "Koha ditore"e ditës së sotme në Prishtinë. Por aty duhet megjithatë që zgjedhjet lokale të zhvillohen nën regjinë e qeverisë së Kosovës.

Me zgjedhje lokale në këto katër komunat serbe në veri të Kosovës, duhet të vendoset baza për ndikimin e qeverisë së Kosovës në këtë zonë me shumicë serbe, shkruan gazeta më tej mbi planin e qeverisë. Pra organizimi i zgjedhjeve lokale të Kosovës do të bëhet me qëllim që të legjitimohen përfaqësuesit e veriut. Ndërsa serbët në gjithë Kosovën përbëjnë më pak se dhjetë për qind të popullsisë, në veri ata janë shumicë.

Kosova para katër vjetësh u shkëput nga Serbia dhe sot është e njohur si shtet sovran dhe i pavarur nga rreth 90 shtete. Por, Serbia dëshiron ta marrë përsëri provincën e saj të mëhershme. Serbët në veri të Kosovës luftojnë prej kohësh, kundër të gjitha përpjekjeve të qeverisë në Prishtinë që edhe në këtë rajon ajo të marrë kontrollin. SHBA dhe BE duan që edhe veriun e vendit të jetë në duart e qeverisë së Kosovës.

Autor: dpa,M.Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama