1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Qeveria e Gjermanisë njeh Këshillin e Tranzicionit në Libi si përfaqësuesin legjitim të popullit

Me vizitën e papritur në Bengasi ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle dhe ministri i Zhvillimit Niebel shprehën mbështetjen ndaj kryengritësve.

Außenminister Guido Ministrat Westerwelle dhe Niebel në Bengasi (13.06.2011)

Ministrat Westerwelle dhe Niebel në Bengasi (13.06.2011)

Me një vizitë të papritur në Bengasi, epiqendra e kryengritjes kundër kreut të shtetit Muamar al Gadafi në Libi (13.06.2011) ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dhe ministri i Zhvillimit Dirk Niebel kanë demonstruar mbështetjen ndaj kryengritësve. Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të qeverisë gjermane qysh nga fillimi i luftimeve.

Pasditen e së hënës (13.6.), në kohën që dy ministrat gjermanë mbërritën për një vizitë të papritur në Begasi, rebelët thuajse njëkohësisht deklaruan për një sukses të ri ushtarak. Në Perëndim të Misratës ata ia kanë dalë që t'i sprapsin trupat e Kadafit me rreth tre kilometra. Një sukses i vogël ky, por rebelët demonstrojnë siguri pë rfitoren. Objektivi tjetër në rrugën drejt Tripolit është rajoni Zleitan. Që këtej janë vetëm 150 km. deri në kryeqytet. Në ditët e fundit, tha një nga komandantët e rebelëve, ata ua kanë bërë ferr situatën trupave të Gadafit. Më tej ai shtoi: Asgjë nuk ndodh pa marrëveshje me NATO-n.

Gjermania premton ndihma financiare, por jo prezencë ushtarake në Libi

Gjermania nuk ka kontribuar aspak për suksesin ushtarak tërebelëve dhe të NATO-s. Gjermania ishte i vetmi vend, që nuk e votoi operacionin ushtarak në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në Lindjen e çliruar të Libisë ky qëndrim ende i merret për ters Gjermanisë. Kësisoj një nga qëllimet e vizitës së Westerwelle-s është që të përpiqet, që në Libinë pas Gadafit për Gjermaninë të mos vazhdojë të jetë më ky imazh.

Westerwelle dhe Niebel deklaruan ndihma të mëtejshme. Përveç 7,5 milionë eurove tëlëvruara deri tani do të vihen në dispozicion edhe tetë milionë euro shtesë. Një ekip i Shoqatës Gjermane për Bashkëpiminin Ndërkombëtar, GIZ, është duke verifikuar tani se ku mund të investohen më së miri këto para - mendohet që më me dobi është të investohet në sektorin e furnizimit me ujë dhe energji si dhe në përkujdesin për refugjatët dhe viktimat e luftës. Në Bengasi si dhe në qytetin e përfshirë nga luftimet, Misrata do të vihen në dispozicion për ndihma mjekësore rreth një milionë euro.

Ministri i Jashtëm gjerman i bëri thirrje sërish kreut të shtetit të Libisë që të japë dorëheqjen. Gadafi, tha Westerwelle, duhet t'i japë fund luftës kundër popullit të vet dhe të tërhiqet menjëherë. Por Gjermania nuk do të dërgojë ushtarë në Libi as pas rëzimit të tij, dhe as për sigurimin e rindërtimit.

Nga takimi mes ministrave gjermanë Westerwelle dhe Niebel me zëvendëskryetarin e këshillit provizor Abdel Hafis Ghoga në Bengasi (13.06.2011)

Nga takimi mes ministrave gjermanë Westerwelle dhe Niebel me zëvendëskryetarin e këshillit provizor Abdel Hafis Ghoga në Bengasi (13.06.2011)

Përurohet zyra gjermane e koordinimit

Në Bengasi të dy politikanët gjermanë të hënën (13.06.2011) inaguruan një zyrë gjermane të koordinimit të hapur pak më parë. Abdel Hafis Ghoga, zëvendëskryetari i këshillit provizor të kundërshtarëve të regjimit u shpreh i kënaqur. Gjatë bisedimeve Westerwelle e ka njohur këshillin si përfaqësuesin legjitim të popullit.

Vonë, por le të shpresojmë që jo shumë vonë, sepse ndërkohë këshilli provizor është njohur zyrtarisht nga një sërë vendesh perëndimore dhe arabe.

Autor: Jürgen Stryjak / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM

Audio dhe video për temën