1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Qeveria dhe opozita në Egjipt ulen në tryezën e bisedimeve

Për herë të parë qysh prej fillimit të protestave masive përfaqësuesit e qeverisë egjiptiane dhe të opozitës u ulën në një tryezë. Demonstruesit këmbengulin për dorëheqjen e Mubarakut.

Nga takimi mes përfaqësuesve të qeverisë dhe të opozitës

Nga takimi mes përfaqësuesve të qeverisë dhe të opozitës

Para pak ditësh nëpër rrugët e Egjiptit hidheshin gurë dhe njerëzit vriteshin – ndërkohë që frontet mes qeverisë dhe opozitës vazhdonin të ishin të tensionuara. Tashmë duket se ka nisur çtensionimi. Nën trysninë e protestave gati dyjavore në Egjipt qeveria e presidentit Hosni Mubarak filloi për herë të parë dialogun me Vëllazërinë Myslimane dhe politikanë të tjerë opozitarë. Zëvendëspresidenti i ri Omar Suleiman të dielën (06.02.2011) zhvilloi bisedime me përfaqësues të opozitës dhe me politikanë të pavarur. Synohet themelimi i një komiteti, i cili brenda një muaji duhet të përpilojë ndryshimet kushtetuese, tha zëdhënësi i qeverisë. Në fillim të marsit ky komitet duhet të prezantojë propozimet e veta.

Sipas njoftimeve të TV shtetëror pritet edhe abrogimi i gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ekziston që prej vitit 1981. Ndërkohë në sheshin Tahrir në qendër të Kairos pati edhe sot protesta. Rreth 6000 demonstrues u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e Mubarakut. Po ashtu pas rreth një javë ndërprerjeje të punës sot në Egjip hapën dyert shumica e bankave. Njoftohet se përpara tyre pati radhë të gjata dhe se nesër pritet që të fillojë rishtaz nga funksionimi normal jeta tregtare.

Muslimbrüderschaft in Ägypten

Vëllazëria myslimane kërkoi të flasë me përfaqësues të qeverisë

Vëllazëria Myslimane i pati refuzuar deri tani bisedimet, sa kohë që Mubarak ndodhet në post. Vëllazëria myslimane është krah partisë në pushtet, një nga grupimet e organizuara më mirë në Egjipt. Ditën e shtunë kryesia e partisë në pushtet, NDP, ndër të cilët edhe i biri i Mubarakut, dha dorëheqjen. Vetëm presidenti mbajti postin e tij si kryetar partie. Sekretar i Përgjithshëm i partisë u emërua Hossam Badrawi.

Sicherheitskonferenz München Joe Biden

Joe Biden kërkon axhendë reformash

SHBA kërkojnë reforma

SHBA kërkojnë më ngulm reforma të shpejta demokratike në Egjipt. Sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka thënë në një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin egjiptian Omar Suleiman se e nevojshme është një axhendë reformash konkrete dhe një plan i qartë kohor në mënyrë që t`i tregohet publikut dhe opozitës se qeveria në Kajro angazhohet për ndryshime. Lidhur me sulmet ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, Shtëpia e Bardhë nxorri një deklaratë ku thuhet se Kajro mban përgjegjësinë në mbrojtjen e popullit.

Kancelarja Angela Merkel theksoi në Konferencën e Sigurisë në Mynih se vendimtar është një ndryshim i rregullt pushteti në Egjipt, në mënyrë që të mënanjohet krijimi i vakumit të pushtetit dhe kaosi.

Deutschland Ägypten Merkel Mubarak

Kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe presidenti egjiptian Hosni Mubarak, 4 mars 2010

Azil në Gjermani për Mubarakun?

Zëvendëskryetari i Fraksionit kristiandemokrat Andreas Schockenhoff dhe ekspertja për çështjet e mbrojtjes e Partisë së Demokratëve të Lirë, Elke Hoff, kanë propozuar zgjidhjen e luftës për pushtet në Egjipt, me pranimin e presidentit Husni Mubarak në Gjermani. Schockenhoff i tha gazetës "Bild am Sonntag", se në këtë mënyrë Gjermania jep një kontribut konstruktiv në ndryshimin paqësor të pushtetit në Egjipt. Ngjashëm argumenton edhe Schockenhoff. Në të kaluarën Mubaraku ka qenë disa herë në Gjermani për trajtim mjekësor.

Autor: DW/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika- Kelmendi

DW.COM

  • Data 06.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10BaH
  • Data 06.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10BaH